Lajme

800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Biden hap sërish ‘thesin’

Autori: Gazeta inFokus 06:43 | 14 April 2022

Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi të mërkurën një paketë të re ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën. Ndihma përfshin armë, municione, transportues të blinduar të personelit dhe helikopterë.

Njoftimi për ndihmën e re erdhi pas presidenti Biden pati një telefonatë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me të cilin bisedoi për të koordinuar dhënien e ndihmës.

“Kjo paketë e re ndihme do të përmbajë shumë nga sistemet e armëve shumë efektive dhe me aftësi të reja të përshtatura për sulmin më të gjerë që presim që Rusia të nisë në Ukrainën lindore”, tha Biden.

-Advertisement-

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se SHBA do të vazhdojë të punojë me aleatët për të ndihmuar Ukrainën me armë dhe ndihma tjera.
Më herët Presidenti Biden gjithashtu përshkallëzoi retorikën kundër Rusisë, duke akuzuar presidentin Vladimir Putin për organizimin e një “gjenocidi” në Ukrainë.

Ai e ka kritikuar vazhdimisht Putinin, duke e quajtur publikisht një “kriminel lufte” dhe duke kërkuar që ai të dalë në gjyq pasi u zbuluan prova të mizorive në Buça, në periferi të kryeqytetit ukrainas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera