56 të zhdukur nga aksidenti në Greqi, mes tyre katër shqiptarë
Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 03 March 2023
Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, raportoi nga Greqia se 56 persona rezultojnë të zhdukur në aksidentin e ndodhur nga përplasja e trenave në afërsi të Larisas.
Sipas gazetarit, tashmë misioni i kërkim shpëtimit nuk është fiksuar në gjetjen e kufomave të plota por për mbetje trupore apo sende personale në mënyrë që të bëhet identifikimi i viktimave.
Deri më tani sipas gazetarit të Euronews Albania rezulton se mes tyre janë edhe katër shqiptarë.
“Kjo është dita e tretë e kërkim-shpëtimit, ditën e djeshme janë gjetur 14 kufoma duke e shtuar numrin nga 43 në 57 numrin total të viktimave. 48 persona momentalisht ndodhen në spital, kryesisht në spitalin universitar të Larisës. 6 prej tyre janë në intubim, ndërkohë 56 persona rezultojnë të humbur nga denoncimet e familjarëve të tyre. Nga ajo që burimet thonë nga vendi i ngjarjes është se 25 persona të cilët kanë qenë në vagonin e parë është e pamundur të gjenden kufomat e tyre pasi mendohet të jenë shkrirë”, tha gazetari Xhensil Shkëmbi
Gazetari ka raportuar se në një intervistë me koordinatorin special të kërkim shpëtimit në vendin e ngjarjes, ky i fundit është shprehur se pritet të gjenden kufoma të tjera, por nuk dihet se sa do të jetë numri total i viktimave. Ndërkohë koordinatori special i kërkim shpëtimit është shprehur se do të bëhet brenda ditës së sotme edhe rregullimi i infrastrukturës, në mënyrë që vagonët e dëmtuar të çmontohen, pra vendngjarja do të pastrohet.
“Kam qenë më komunikim të drejtpërdrejtë edhe me emergjencat civile helene, ata janë shprehur se nuk janë duke kërkuar më për tërësi kufomash, por kryesisht janë duke kërkuar për mbetje kufomash dhe për sende personale, në mënyrë që të bëhet identifikimi i viktimave. Deri më tani bëhet fjalë për 4 shqiptarë të zhdukur Evgjenia Micka, Denis Ruço, Pavlin Bozdo, Klaudia Lato kjo e fundit nuk e ka pasaportën shqiptare por është me prindër shqiptarë të cilët tashmë i kanë humbur shpresat se do e gjejnë”, tha gazetari Xhensil Shkëmbi.
Gazetari Xhensil Shkëmbi ka raportuar gjithashtu se dy shqiptarë janë në gjendje të rëndë dhe janë duke luftuar për jetën, Roberto Drishti 25-vjeçar dhe Anisa Liuri 23-vjeçare, ndërkohë që Olta Kulla për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.
Të tjera
-
Qeveria ndan mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës
Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë mbi 10 mijë euro për mbështetje financ...
-
Zhduket një 56-vjeçar nga Peja, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur
Familja Pupovci nga Peja po kërkojnë ndihmë për gjetjen e familjarit të tyre,...
-
Kurti shkoi në Hamburg për të parë “kontrollin kulmor të mallrave” që bëhet me skaner me rreze X
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkruar në Hamburg për të parë nga afër...
-
Moti i nxehtë, shtohet numri i pacientëve në QKMF – “Evitoni ekspozimin në diell, pini sa më shumë ujë”
“Ai saçi i nxehtësisë këtë javë do të jetë i stacionuar bash mbi rajonin tonë...
-
Xizang-u bën hapa të jashtëzakonshëm në zhvillimin e gjelbër dhe me cilësi të lartë
Rajoni Autonom i Xizang-ut në Kinën Jugperëndimore do të shfrytëzojë më tej p...
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Në trembëdhjetë vjetorin e ndarjes nga jeta të Nekibe Kelmendit, Presidentja ...
-
”Kjo quhet Krenari”, Edi Rama reagon pas barazimit të Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Shqipë...
-
“FSHF mos bashkëpuno me një shtet gjenocidal” – Tifozët i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit të mos e organizojë evropianin për të rinj me Serbinë
Tifozët shqiptarë nga stadiumi ku Shqipëria u ndesh me Kroacinë i kanë dërgua...
-
IHMK: Në shkollat ku s’ka kondicioner e ujë të mjaftueshëm, orët të shkurtohen në 30 minuta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka propozuar që për shkak të temperatu...
-
Nëntë të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Mitrovicë – Podujevë
Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rru...
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Trashëgimia e saj vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13-vjetorin e ndar...
-
Gjasula e mban të gjallë shpresën shqiptare për kualifikim
Klaus Gjasula ka shënuar në minuta shtesë për të barazuar ndeshjen me Kroacin...