100 ditë zhgënjim, me Ramush Haradinajn!

Autori: Gazeta inFokus
14:03 | 29 December 2017
Shkruan: Astrit Gashi
Në 100 ditshin e parë të qeverisjes, Ramush Haradinaj harroi atë që gjatë kohës sa ishte në opozitë e përmendte në vazhdimësi: kthimin e shpresës duke e bërë pikërisht të kundërtën.Humbi diku fjala e dhënë për të kthyer shpresën në vend, prandaj edhe erdhi zhgënjimi i radhës dhe ky është mëkati më i madh i 100 ditshit të Ramush Haradinajt.
Tash po aq sa katër vite më parë, në mos më shumë, shoh qytetarë të pashpresë e pa motiv. Shoh e dëgjoj të rinj, që u është shtuar ‘gërrdia’ me vendin e tyre, e që një oreë e më parë do të iknin nga këtu.
Sepse, humbja e shpresës nuk prodhohet vetëm kur nuk ke aktivitet sikur i ndodhte Ises, e me driblime politike për të qëndruar në pushtet përgjithmonë, si në epokën e Thaçit, por para së gjithash nga mungesa e kujdesit, mos kokëçarja e injorimi i dhimbjeve të publikut.Haradinaj gati se me çdo deklaratë e veprim të ditëve të fundit, e ka ushqyer këtë ndjenjë të poshtër.
Këtë e bëri edhe kur pa u lodhur të jap shpjegime racionale, rriti pagat e qeveritarëve. Me çfarë arsyetimi dhe çfarë të drejte mund ta kesh edhe Qeverinë më të madhe ndonjëhere edhe të rritësh pagat e zyrtarëve, ndërkohë që qytetari nuk e sheh askund dorën direkte të shtetit e të mirëqeverisjes.Si mund të mos shuhet, e humbet shpresa kur dhëndrri i Kryeministrit merrë pozitë të re, kur djali i zv. Kryeministrit bëhet shef kabineti e ku bijë, bija e farefis shefash zënë një nga një pozitat e tyre.
Të gjithë këta mund të jenë edhe të kualifikuar edhe adekuatit për pozita, por pikëpyetja nuk është kjo por ajo e vjetra: Çka ka ndryshu për të mirë që dhe unë të shpresoj për më të mirë. Përgjigja në këtë është asgjë- fare.Pastaj, cili është mesazhi i fotografisë në avion me familje për në Zvicër, kur krejt Kosova ka ngelur e izoluar dhe nuk mund të lëvizë askund përtej katundëve të rajonit.Për 100 ditë, Ramush Haradinaj nuk arriti që ta përmbyllë as demarkacionin e as ta fitoj liberalizimin e vizave, premtime këto që i kishte dhënë në vazhdimësi.Haradinaj me gjasë këtë dhe shumë tjera nuk ka as vesh për t’i dëgjuar.
Nuk ka as edhe dëshirë të kuptoj se qeverisjen e tij këto 100 ditë dhe as atë pas, nuk do ta definoj kurrë vetëm aktiviteti. Kurrë dhe asnjëherë nuk do të ketë asnjë efekt të zgjohesh në 6 të mëngjesit, të hash në veturë të flesh dikur krejt vonë. Nuk do të përcaktohet qeverisja e tij, vetëm nga ajo se sa herë shkon në Obiliq e sa here kthehesh nga atje për të realizuar takimin e radhës.
Këto asnjëra nuk janë gabim, por janë pak gjë në krahasim me moskokëçarjen, dhe pandjeshmërinë ndaj qytetarit- sikur po shfaqet Kryeministri në këto 100 ditët e para.Po, Kosovës i duhet një kryeminister i cili nuk lejon zyrtarët e shtetit e drejtorët e ndërmarrjeve publike, të fshehin mospunën e tyre nëpër vrima të ligjit.
I duhet një Kryeminsitër që i detyron në punë dembelët tanë- por asnjëherë nuk do t’i duhet një Kryeministër që me një telefonatë falë borxhe e as që per t’u bërë mburojë e tjetrit në publik i favorizion ligjet e mesjetës.Vendit me shpresat e thyera, i shkon një Kryeministër që është i gatshëm të marrë vendime jo popullore, e nga të cilat sot ose më vonë fiton vet populli, pa u lodhur shumë se si do dalë me vota në zgjedhjet e radhës.
Pagat e punësimet nuk hyjnë në këtë llogari.Ramushi ka pasur shansin, dhe atë është duke e varrosur ditë pas dite, që të jetë kryeministri që do të del nga zyrja i pavlerësuar drejtë nga opinioni, por që disa gjenerata më vonë do kujtohej për të mirë dhe do të përmendej gjatë.
Në këtë tremujorin e parë ai nuk do të mbahet mend për asnjërën nga këto. Do të mbahet mend për dobësitë e tij, e jo per adutet. Do të mbahet në mend për punësime e paga, e jo për Kosovën e Re dhe as për përmbylljen e Shipitullës!Këto 100 Ditët që kaluan, Ramushi me një shpejtesi marramendëse zhduki, adutin më të fortë të tij- ndoshta të vetmin dallues- fjalën e dhënë e ndjeshmërinë!Prandaj, nëse në 100 ditët e ardhshme Kosova nuk do ta përjetoj një Ramush tjetër, atëherë edhe ajo e edhe Ramushi duhet të çlirohen nga ky i sotmi!

Të tjera
-
Vuçiq niset drejt Moskës pas skandalit në SHBA dhe përplasjeve diplomatike
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur për në Moskë, raportoi ag...
-
Haradinaj me homazhe në nderim të heroit Bahri Fazliu: Ishte frymëzim për rininë shqiptare
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varrimi i heroit Bahr...
-
Detaje të reja nga incidenti në Strellc, dy persona u god*itën nga vetura
Dy persona kanë marrë lëndime trupore në Strellc të Deçanit, si pasojë e godi...
-
Eliza Hoxha kritikon Avni Deharin: S’e nderoi me një minutë heshtje figurën e Kaqusha Jasharit
Deputetja Eliza Hoxha e ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni D...
-
IKD letër deputetëve: Konstituoni sa më parë Kuvendin dhe ndërmerrni veprime urgjente për ndryshimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes një letre zyrtare i është drejt...
-
Hykmete Bajrami: LVV e ka kthyer vendin në kohën e UNMIK-ut, po e mban peng shtetin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami, ka kritikuar as...
-
IKD-ja i’u bënë thirrje deputetëve ta konstituojnë Kuvendin
Instituti i Kosovës për Drejtësi (përmes një letre zyrtare i është drejtuar d...
-
Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
Për herë të parë në historinë e qytetit të Trentos, në Itali tre qytetarë me ...
-
Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj komuniteteve joshumicë, të...
-
Haradinaj: Më mirë të shkojmë në zgjedhje, s’është mirë të vonohet Kosova pa kufi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se është më mirë të shkohet në zgjed...
-
Kos bën thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës
Komesarja evropiane për zgjerim ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë...
-
Përleshja në Deçan, Prokuroria: Bëhet fjalë për vra*sje në tentativë
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, është deklaruar në...