MBI KAFSHËT DHE POLITIKËN

Autori: Shkelzen Maliqi
16:04 | 09 April 2025
A i bon numërat Albin Kurti?
Me gjasa jo, ose shumë vështirë e nxjerrë një qeveri mjerane, me qykë të zorrit.
E ka merituar këtë për atë paraqitje të turpshme natën e 9 shkurtit, kur e festonte fitorën e Pirros me një ekstra dalldisje, që i tejkalonte të gjitha shkarrjet dhe britmat e pakuptmta të fushatës. Mbase e dinte nga anketat paraprake se nuk do të përsëritej fitorja e vitit 2021, dhe i jepte gurmazit si dikur Sali Berisha, me gjuhen e trupit që edhe ashtu e ka pas nga viti 2021 falco, të panatyrshme, të pasinqertë, në një kajde si të më të fortit Afrim Roboti…
Ai e ka merituar të ngecë pa shumicën e votës shqiptare, me një opozitë që mes veti është e përçarë, nuk e diti ta shfrytëzojë përparësinë qe e kishte me fitorën relative të “votës shqiptare”.
Ta kujtojmë se bilanci ishte 52 > 48 në favor të opozitës, por me që Lista serbe mbeti e mbërthyer nga regjimi i Vuçiqit duke e qit vetën jashtë lojës, nuk llogaritej fare për koaliciione as nga Kurti as nga opozita. Atëherë mbetën vetëm 10 deputetët e partive të pakicave joserbe, plus një deputet i pvarur serbë, në rolin e kingmakerëve, për të plotësuar numrat e bërjes të qeverisë të re. Kurti nuk i kishte numrat, me këta 11 deputet i bënte 59 deputetë, pamjaftueshëm për qeverinë Kurti 3.
Në të vërtetë, doli se nuk i kishte të gjithë, disa ishin mbush mend, si duket nuk desheën as që të shitën, sepse pas konsultave që i filloi Kurti, së pari me partitë e pakicave jo serbe, doli i zhgënjyer shumë. Pas konsultës doli me akuza se Beogradi i paska bërë presion disa deputetëve të pakicave të mos e pranojnë ofertën e tij për koalicion. Është kjo akuza e përhershme e propagandistëve të LVV-së që ia mveshin çdokujt që nuk pajtohet dhe e kritikon Babën, liderin gjenial të tyre.
Këta disa deputetë që nuk e njohën Babën, kanë ndikuar edhe te Famir Limaj të mendohet tri herë a duhet të mbetet te vendimi që për interestat më të larta shtetërore, por edhe të Nismës, të ndihmohet krijimi i Qeverisë Kurti 3, duke i ofruar Babës tre votat e Nismës. Por, si duket, deputetët e pabindur të pakicave janë 3 ose 4, dhe Babës as me ofertën e Limajt nuk i dalin numrat.
Albinit i mbetet, ka ende disa ditë kohë që, si lypës, të bëjë pazarë me disa deputetë të luhatshëm ose interesaxhi të partive opozitare. Edhe mund të përbirohet disi në seancën e parlamentit me vota të blera, por jo pa e thellua krizën morale të “partisë së shpresës”.
Kuptohet, Kosova nuk e ka merituar këtë epilog.
Mbase do të duhej të shkohet edhe një herë në zgjedhje.
Baba Kurtit i është dashur një lekcion i tillë, i shtrirjes së këmbëve sa e ka jorganin. Sovrani i votës përbëhet edhe nga “hajvanllëku” dhe “hajvanat”.
Kërko falje, Albin, dhe respekto kundërshtarët.
Përndryshe, njëri më tha, se Kurti mbase ka drejt sepse Aristoteli e ka definuar njeriun si “kafshë politike” – zoon politicon i thoshte.
Por, Aristoteli nuk e ka pas me e ulë njeriun në kafsh. Është e vërtetë se neve si specie jemi edhe kafshë, por kur votojmë dhe marrim pjesë në politikë, bëhemi specie të avancuara të kafshëve, i kemi aftësitë e vendosjes për punët e përbashkëta të shtetit dhe shoqërisë. Andaj Aristoteli e tha se politika është differencia specifica e jona, ajo cilësi që na dallon nga kafshët.
Shihemi në zgjedhjet e ardhshme!
E ju liderët e opozitës, kfilluni.

Të tjera
-
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimi...
-
NATO e blen një sistem të avancuar të Inteligjencës Artificiale për të rritur aftësitë l*ftarake të Aleancës
NATO përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se ka blerë një sistem të av...
-
Ursula von der Leyen konfirmon pjesëmarrjen në varrimin e Papës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka konfirmuar pjesë...
-
Policia konfirmon të shtënat me ạrmë zjạrri në Pejë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 12:00 në afërsi të sta...
-
Tentim vrạsjạ në Pejë, ja kush janë të dyshuarit në përplasjen me ạrmë
Një gjuajtje me armë zjarri tek stacioni i Autobusëve në Pejë. Sinjali mës...
-
Plani i SHBA: Jo pranimit të Ukrainës në NATO dhe njohja e aneksimit të Krimesë nga Rusia
Ukraina është nën presion për t’iu përgjigjur këtë javë një propozimi të SHBA...
-
Të shtëna a* rmësh në Pejë, dyshohet për tentim vra* sje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në qytetin e Pejës. ...
-
Tash e tutje pritet të rritet edhe çmimi i kafeve në Kosovë, ja sa do të jetë
Pas shtrenjtimit të energjisë elektrike, qytetarët tashmë po përballen me par...
-
Qalaj: Nuk kemi votë për Albulena Haxhiun
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se deputetët e këtij subjekti polit...
-
Vdẹs profesori universitar, Aziz Dujaka
Ka vdekur profesori universitar Aziz Dujaka. Lajmi u bë i ditur nga Fakult...
-
Nesër pritet të mbahet konferenca e parë pas përfundimit së paraqitjes së provave nga ZPS-ja në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të mërkurën më 23 prill ...
-
Sveçla s’tregon nëse do ta hedhin nesër në votim Kryeparlemantarin
Një ditë pas ndërprerjes së seancës për zgjedhjen e Kryeparlamentarit, depute...