Kur gjërat qartësohen dhe kthjelltësohen…

Autori: Gazeta inFokus
21:58 | 14 March 2025
Shkruan: Ali Caka
NATO dhe Kosova – Aleancë e domosdoshme për paqen dhe sigurinë në Evropën Juglindore e më gjerë
11 mars 2025
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë është më shumë se një ngjarje diplomatike, është konfirmim i rrugës së Kosovës drejt së ardhmes të sigurt dhe të qëndrueshme në sistemin euro-atlantik të sigurisë.
Vizita e sotme nuk është vetëm një dëshmi e përkushtimit të NATO-s për stabilitetin në rajon, por është edhe një sinjal i fortë se koha e pritjes ka kaluar dhe se partneriteti i Kosovës me aleancën më të fuqishme ushtarake në botë duhet të përparojë me hapa konkretë.
Që nga viti 1999 NATO ka qenë e pranishme në Kosovë, duke mbrojtur paqen dhe duke mbështetur ndërtimin e institucioneve të sigurisë që sot janë më të afta dhe më të përkushtuara se kurrë për të qenë pjesë e arkitekturës mbrojtëse të aleancës.
Kosova nuk është më thjesht vend që përfiton nga siguria e garantuar nga të tjerët, po është tashmë një kontribuuese aktive në stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar, është një partnere që ndan dhe që mbron vlerat demokratike euro-atlantike.
Por, realiteti mbetet i padrejtë, se Kosova ende nuk është anëtare e NATO-s, jo për shkak të mungesës së meritës a të përkushtimit të saj, por për shkak të bllokadave të ngritura nga disa shtete që refuzojnë ta njohin atë si një shtet sovran. E megjithatë, historia na mëson se NATO ka pranuar anëtarë edhe pa njohje të plotë ndërkombëtare, duke vënë në plan të parë pragmatizmin dhe interesin strategjik mbi burokracitë politike. Dhe një pragmatizëm i tillë duhet të vlejë edhe për Kosovën.
Në një kohë kur sfidat globale të sigurisë po bëhen më të ndërlikuara dhe kur kërcënimet hibride po sfidojnë themelet e mbrojtjes kolektive, NATO e kupton më mirë se kurrë se Kosova nuk mund të mbetet në një status të paqartë gjeopolitik. Stabiliteti i Ballkanit nuk mund të ruhet duke mbajtur Kosovën jashtë mekanizmave të sigurisë, se një Kosovë e fortë, e sigurt dhe e integruar nuk është vetëm në interesin e saj, por është edhe në interesin e aleancës.
Vizita e sotme e Rutte-s e dëshmon këtë qasje të re. Vizita tregon se NATO nuk e sheh më Kosovën si një çështje të pazgjidhur, por e sheh si një faktor stabiliteti, e sheh si një partner të besueshëm që nuk mund të lihet më në pritje. Diplomacia e Kosovës nuk është më një diplomaci e heshtur, që pret me duart e kryqëzuara, por është një diplomaci aktive, që vepron, që punon për të ndërtuar mbështetje dhe për të çuar përpara procesin e integrimit të saj në aleancë.
Ne si qytetarë kemi për detyrë ta përforcojmë këtë besim dhe ta mbështesim këtë përpjekje. Kosova nuk është më një përfituese pasive e mbrojtjes së siguruar nga të tjerët, por është gati të marrë përgjegjësitë e saj si anëtare e NATO-s. Dhe aleanca është e interesuar ta ketë Kosovën brenda.
E NATO nuk mund të ketë një Evropë të qëndrueshme dhe të sigurt pa Kosovën brenda saj e Kosova nuk mund të presë pafundësisht se koha për hapa konkretë ka ardhur, dhe se koha për një partneritet të plotë është tani.

Të tjera
-
I nënshtrohet operimit 24-vjeçari që u rrëzua nga skelet në Mamushë
Një 24-vjeçar është lënduar sot në Mamushë, pasi ra nga skelet gjatë kohës sa...
-
“Atij i pëlqejnë burrat”, banori i FermaVip tronditet nga letra e gruas
Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spe...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pa...
-
Punëtori bie nga skela gjatë punës në Mamushë – dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në komunën e Mamushës, ...
-
Gruda: Edhe nëse Hamza bëhet kryeministër, nuk e votoj Haxhiun nën diktat
Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, është tema që u zhvill...
-
Policia jep detaje mbi zhdukjen e 54-vjeçares, kërkimi vijojnë edhe me dron
Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha se 54-vjeçarja e...
-
Rama i çon një porosi Hajrulla Çekut, pak para mesnatës
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ministrit Hajru...
-
Sondazhi i ABC News për zgjedhjet në Shqipëri: PS merr 51.1% të votave në rang kombëtar, PD 36.8%
“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, “A...
-
Eektrosever: Rritja 16,1% e çmimit të rrymës s’vlen për Veriun, s’planifikojmë shtrenjtim për konsumatorët tanë
Kompania “Elektrosever” ka thënë për mediumin “KoSSev”se rritja e çmimit të e...
-
Vërshimet në Pejë, Nikçi: Pritet zgjidhje këtë vit
Pas reshjeve të mëdha të shiut që goditën Pejën gjatë pasdites së djeshme, di...
-
Hasani për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje: S’ka logjikë, rezultatin e dimë të gjithë
48-orshi i përsëritur tash e shtatë herë po jep verdikte të ndryshme se si mu...
-
Spanjë/ Shpallet gjendja e emergjencës pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike
Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur sot gjendjen e emergjencës, pasi ...