Ta luftojmë propaganden serbe me Inteligjence Artificiale

Autori: Halil Berisha
11:44 | 31 March 2025
Luftën me armë serbia e ka humb kundër Kosovës, po asnjëherë nuk e ka ndal luftën përmes propagandës.
Ky edhe specialitet i vucic si ish-ministër i propagandës milloshevic, ai ka të angazhuar propagandën prej zyrës së tij, e deri te “botët” nëpër rrjetet sociale!
“Ai që kontrollon të kaluarën, kontrollon të ardhmen. Ai që kontrollon të tashmen, kontrollon të kaluarën”, thotë George Orwell, e serbia tenton të kontrolloj të kaluarën, duke kontrolluar të tashmen.
Kryesisht target i propagandës janë mohimi i krimeve serbe në Kosovë – sikur mohimi i masakrës së Reçakut, duke e paraqitur si manipulim, e se nuk kishte civil të vrarë, e deri te paraqitja e shqiptarëve si ekstremist e kriminel.
Këtij mentaliteti më së miri i përshtatet thënia e propagandistit kryesor të Hitlerit, Goebbels: “Nëse e thua një rrenë të madhe dhe vazhdon ta përsëritësh, njerëzit do të fillojnë ta besojnë”.
Por ne kemi të vërtetën në anën tonë, e tash edhe një armë më të fuqishme se çdo propagandë serbe, Inteligjencën Artificiale.
GROK, inteligjenca artificiale e Twitter, qe disa javë ka vënë në punë një funksion që ka qëllim luftimin e dezinformimit.
Në çdo postim propagandues, prej vucic e deri tek secili propagandues tjetër, tash ne mund t’ua përplasim faktet në fytyrë, duke komentuar me tagun “@grok” dhe kërkesën për të treguar të vërtetën, dhe treguar dezinformimin që u bë në postim.
Pra si shembull, në secilin post që mohohet masakra e Reçakut, ne mund t’i kërkojmë Grok-ut ta tregoj të vërtetën dhe do të fitojmë argumentin, pa hyrë në argument.
Të bëhemi bashkë, e ashtu siç e kemi kontrolluar të kaluarën, ta kontrollojmë edhe të tashmen. Kjo është veçanarisht e rëndësishme në kohën e (dez)informimit që po jetojmë.
Të kontribuojmë krejt që ta fitojmë edhe luftën pa armë!
Kushdo që ka nevojë për ndihmë në përdorimin e kësaj mundësie fantastike më shkruani dhe e bëjmë bashkë!

Të tjera
-
Kërkohet paraburgim ndaj tre të arrestuarve për kr*me të l*ftës në Kosovë
Të hënën tre persona u arrestuan për krime të luftës në Kosovë. Derisa sot...
-
Vetura përplas këmbësorin në Fushë Kosovë, gjendja e tij e rëndë
Një këmbësor është goditur nga një veturë sot në Fushë Kosovë. Aksidenti ka ...
-
Kroacia të shtunën mban ditë zie për vdekjen e Papa Françeskut
Ditë zie do të shpallet në Kroaci të shtunën për shkak të vdekjes së Papa Fra...
-
Ari thyen rekord historik
Ari ka mbërritur vlera rekorde duke tejkaluar 3500 dollarëshin për ons (28 gr...
-
Prokuroria kërkon paraburgim për tre të arrestuarit për kri* me lu* fte
Tre persona janë arrestuar dje për krime lufte kundër popullatës civile. P...
-
Mediat serbe: Mbyllet restoranti i Milan Radoiçiqit në veri të Mitrovicës
Milan Radoiçiq, një biznesmen kontrovers, i cili pas konfliktit të armato...
-
I keqpërdori të dhënat e aplikuesve për kredi, Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar paraburgim për të arrestuarin për Keqpërdor...
-
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimi...
-
NATO e blen një sistem të avancuar të Inteligjencës Artificiale për të rritur aftësitë l*ftarake të Aleancës
NATO përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se ka blerë një sistem të av...
-
Ursula von der Leyen konfirmon pjesëmarrjen në varrimin e Papës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka konfirmuar pjesë...
-
Policia konfirmon të shtënat me ạrmë zjạrri në Pejë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 12:00 në afërsi të sta...
-
Tentim vrạsjạ në Pejë, ja kush janë të dyshuarit në përplasjen me ạrmë
Një gjuajtje me armë zjarri tek stacioni i Autobusëve në Pejë. Sinjali mës...