IKD-ja i’u bënë thirrje deputetëve ta konstituojnë Kuvendin

Autori: Gazeta inFokus
12:30 | 07 May 2025
Instituti i Kosovës për Drejtësi (përmes një letre zyrtare i është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që sa më parë ta konstituojnë Legjislaturën e IX-të, dhe pas konstituimit të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe urgjente për inicimin e nismës legjislative për plotësim/ndryshimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe të drejtat e zyrtarëve publikë.
Përmes kësaj letre, IKD thekson se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese uljen e shtesës së përvojës nga 0.5 në 0.25% e ka cilësuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe kishte urdhëruar Kuvendin që deri më 1 gusht 2024 ta kthejë atë përqindje në nivelin minimal 0.5%.
Tutje Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se Kuvendi nuk e zbatoi këtë aktgjykim, duke cenuar të drejtat e zyrtarëve publikë.
Aty përmendet se në “Tempus”, gjykatësi Argzon Muça nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se brenda një dite janë dorëzuar rreth 2 mijë padi nga zyrtarët publikë të cilët po detyrohen të kërkojnë të drejtën e tyre përmes rrugëve gjyqësore.
Letra e plotë e IKD-së:
I/E nderuar Deputet/e,
Më 5 shkurt 2023, hyri në fuqi Ligji 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, i cili uli shtesën e përvojës nga 0.5 në 0.25 %, për çdo vit të shërbimit. Në Aktgjykimin KO79/23, Gjykata Kushtetuese e cilësoi këtë ulje në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe urdhëroi Kuvendin që, deri më 1 gusht 2024, ta kthejë përqindjen në nivelin minimal 0.5 % me efekt nga 1 shkurt 2024. Në mungesë të ndërhyrjes legjislative, Kuvendi shpërfilli një detyrim kushtetues me fuqi të barabartë me vet Kushtetutën.
Përpos shkelje kushtetuese dhe cenimit të drejtave të zyrtarëve publik, në kontekstin e sfidave socio-ekonomike aktuale, zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25%, sjelli edhe pasoja në jetën e familjeve të 90,696 zyrtarëve publik.
I/E nderuar Deputet/e
Për shkak se Qeveria dhe Kuvendi (Legjislatura e VIII) nuk zbatuan aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë dorëzuar rreth 2 mijë padi brenda një dite. Një informatë e tillë është konfirmuar në emisionin “Tempus”, prodhim i IKD-së i transmetuar në televizionin Koha Vision më 5 maj 2025, nga ora 20:00, për më shumë shihni vegzat e mposhtme:
5 maj 2025 – 2 mijë padi kundër Kuvendit të Kosovës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shkak Ligji për Pagat në sektorin publik – https://betimiperdrejtesi.com/2-mije-padi-kunder-kuvendit-te-kosoves-ne-gjykaten-themelore-ne-prishtine-shkak-ligji-per-pagat-ne-sektorin-publik/?fbclid=IwY2xjawKGjaBleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFXQ2lxT0FXNk81YW1PZzVLAR51Z6iQQDEXf6AwgRDSc8PP9dT5NUG1rzqtWQG6RiBxLJCvl2uJu_k0nSCGgQ_aem_sRHfmlukiagf_2LBZcs_3g
5 maj 2025 – Ri-vërshimi i gjyqësorit me lëndë | TEMPUS – https://www.youtube.com/watch?v=vHtwfCwhZbg
Për dijeninë tuaj, gjyqësori viteve të fundit është përballur me një numër jashtëzakonisht të madh të lëndëve që derivojnë nga kontratat kolektive, e që kryesisht kanë të bëjnë me konteste të punës, dhe Gjykata i trajton me prioritet sipas një strategjie të nxjerrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Mirëpo, të gjitha lëndë kanë një kosto shumë të madhe, përveç që ndikojnë në shpenzimin e madh të kohës, të njëjtat kanë edhe kosto financiare që drejtpërdrejt afektojnë edhe në buxhetin e Kosovës.
Në lidhje me moszbatimin e aktgjykimit për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, në bazë të një kalkulimi të përgjithshëm, nga buxheti i Kosovës do të shpenzohen 35,770,502 euro për shpenzime procedurale, pa përfshirë kamatën ligjore dhe shpenzimet e mundshme përmbarimore.
IKD, në vazhdimësi i ka bërë thirrje dhe ka avokuar te Kuvendi dhe Qeveria (Legjislatura e VIII-të) për t’iu përmbajtur procedurave drejt realizimit të këtij obligimi kushtetues, por që fatkeqësisht nuk ka pasur reflektim.
Me këtë rast, ju bëjmë thirrje juve dhe të gjithë deputetëve të Legjislaturës së IX-të që të ndërmerrni veprimet e nevojshme për konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit të Kosovës. Posa të konstituohet Kuvendi, kërkojmë me urgjencë që të iniciohet nisma legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, në përputhje me kërkesat e parashtruara në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KO79/23.
Reagimi i shpejtë i Kuvendit në këtë drejtim nuk është vetëm përmbushje e një obligimi kushtetues, por njëkohësisht një akt i domosdoshëm për të ruajtur të drejtat sociale të punonjësve në sektorin publik. Përmes kësaj nisme, ju keni rastin të tregoni përkushtimin për shtetin e së drejtës dhe për ruajtjen e një administrate publike të qëndrueshme, të motivuar dhe të mbështetur në parime të qarta të barazisë dhe drejtësisë sociale.
Në anën tjetër, kjo nismë do të ulë në mënyrë të ndjeshme numrin e kontesteve gjyqësore të panevojshme, duke liruar sistemin gjyqësor nga një barrë shtesë, dhe njëkohësisht do të parandalojë humbjen e të paktën 35 milionë eurove nga buxheti i shtetit për shkak të ekzekutimeve përmes përmbarimit.
Ehat Miftaraj
Drejtor Ekzekutiv
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Të tjera
-
Kallas nga Tirana: Presim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka folur shkurt nga Tirana. Nga gazet...
-
Edi Rama i pret liderët e Evropës me atlete të bardha
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i pret liderët e Evropës. Kjo në S...
-
Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
Policia e Kosovës ka raportuar se nje grua është zhdukur në Prishtinë. Vik...
-
Aksionet policore në veri, serbët protestojnë para sallës së sporteve
Aksionet e Policisë së Kosovës ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, për ri...
-
Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, ishte i dënuar me më shumë se tre vjet burgim
Një 54 vjeçar me inicialet A.I., që ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në ...
-
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami takohet me Richard Grenellin
Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, është taku...
-
Rutte në Tiranë, takohet me Ramën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur këtë të enjte në ambientet e K...
-
Bora mbulon Strellcin në mes të pranverës
Ndërkohë që jemi në mesin e muajit maj, reshje bore janë shënuar sot në b...
-
Aksionet policore në veri të Mitrovicës, serbët paralajmërojnë sot protestë
Aksionet e Policisë së Kosovës ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, për ri...
-
Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi
Kompania serbe Sprocure, e cila u përfshi më 14 maj në paketën e 17-të të san...
-
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, Rama publikon pamjet nga ambientet ku do të zhvillohen takimet
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot në Tiranë nën moton “...
-
12.9 milionë ndjekës në pak orë, debutimi i parë i Papa Leo XIV në Instagram thyen rekordin
“Paqja qoftë me të gjithë ju!” – me këtë përshëndetje të thjeshtë, Papa Leo X...