Mikpritja e krushqive me tepsi të pites

Autori: Agron Hoti
17:28 | 20 April 2025
Nuk e di se si ka qenë nëpër komuna tjera, por në komunën prej nga vij unë, deri në fillim të viteve të 90-ta ka qenë njëfarë tradite mikpritjeje bukëdhënëse, ku krushqit shkonin për ta marrë nusen dhe ku fshati prej nga vinte nusja u shtronte krushqve pite. Pothuajse të gjitha familjet e fshatit e piqnin nga një tepsi pite, apo koll-pite siç në fakt quhej atëherë, shpesh e shoqëruar me një pjatë kos në mes të tepsisë që të shkrinte në gojë.
Nganjëherë ndodhte që brenda një dite dy vajza fshati të shkonin nuse dhe ku familjet detyroheshin pastaj t’i piqnin nga dy apo më shumë tepsi pite. Kanë qenë ato kohëra kur nënat tona piqeshin para shporetit me dru duke pjekur pite për krushqit, punë të cilën duhej ta merrnin shumë seriozisht, ngase pitet duhej të ishin sa më të mira, në mënyrë që të mos zhgënjehej askush nga krushqit, ngase këta të fundit pastaj do të mund të përhapnin fjalë këqija dhe ta përqeshnin tërë jetën nusen për pitet e këqija të vendlindjes së saj.
Përderisa ushqimin nëpër ara ua dërgonin meshkujve të shtëpisë kryesisht gratë dhe motrat tona shpesh me tepsi me kularë të vënë mbi kokë, te mikëpritja e krushqve ishin burrat ata që merrnin tepsinë e mbuluar me një si marhamë (lloj peshqiri i thurur në vek), të cilën e dërgonin te vendi i mikëpritjes pak para se të arrinin krushqit.
Në ato kohëra kishte disa lokacione kur mirëpriteshin krushqit: në oborrin e xhamisë së fshatit, në shtëpi të kulturës (nëse kishte një të tillë fshati), në një lëndinë fshati, apo dimrit në ndonjë odë burrash për t’i ikur të ftohtit. Nuk duhet harruar që numri i krushqve që shkonin për ta marrë nusen sillej në rreth 100 veta, nëse jo edhe më shumë. Fakti që do të haje pite, ishte edhe një arsye shtesë për t’u gëzuar që do të ishe pjesë e karvanit të krushqve.
Mjetet me të cilat udhëtonin krushqit, në kohën që mbaj mend unë, kanë qenë: qerre kuajsh, traktorë të kalibrave të ndryshëm me rimorkio apo kamionë që mbusheshin me krushqi që verës bëheshin bardh nga pluhuri, ngase rrugët ishin afganistaneske, sepse kishte një mjerim socio-ekonomik të paparë, rrallë kishte vetura. Fëmijët dhe rinia kishin një gëzim të paparë, kur nga të zotët e shtëpive të tyre lejoheshin të bëheshin pjesë e karvanit të krushqve.
Kur arrinin krushqit, tepsitë me koll-pite prisnin varg e varg dhe sapo përshëndeteshin krushqit me mikpritësit, u shtroheshin menjëherë tepsitë përpara dhe kur t’i binin krushqit pites, o pasha tokë e qiell, tepsitë sa hap e mbyll sytë ngeleshin ting-tangall (tërësisht të zbrazura). Edhe ato pite që ngeleshin të pangrëna i ‘përpunonte’ (gëlltiste) pastaj rrugës për në shtëpi mashkulli që i kishte sjellë ato. Jo rrallë kërciste grushti mes meshkujve të familjes, se kush po e dërgonte tepsinë me pite te krushqit, në mënyrë që t’i jepej rasti ta ‘përpunonte’ (gëlltiste) pjesën e mbetur të pites, kuptohet nëse ngelej gjë në tepsi. Të dukej e shijshme ajo pite, sikur të haje sot ndonjë sallmon, oktapod nëse jo edhe pajdhaqe.
Meqë komuna prej nga vij unë ka reliev kodrinoro-rrafshor, atëherë kishte dallime edhe në përgatitje piteje. Fshatrat kodrinore, meqë kryesisht kultivonin pemë, në vend të kosit shërbenin bashkë me pite edhe reçelëra (rrushi, kumbullash, pjeshkash, mollash, ftonjësh, etj.) që të shkriheshin në gojë, ndaj edhe kur nusja vinte nga fshatrat kodrinore, fëmijët dhe rinia bëheshin copa se kush po shkonte krushq për t’u rënë piteve me reçelëra. Kurse fshatrat jokodrinore që merreshin kryesisht me kultivimin e perimeve (kryesisht specarët…) krahas pites shërbenin vetëm kos, ngase nuk kultivonin pemë, ose thënë më mirë kultivonin shumë pak pemë për të mund konservuar pastaj reçelëra të ndryshëm.
Shërbimi me pite ka qenë një traditë që për kohën ishte diçka më se normale. Kurse sot ka ndryshuar çdo gjë, dasma është më shumë pasqyrë, kozmetikë, muzikë tallava apo gara veturash sesa dasëm në kuptimin e plotë të fjalës. Pastaj, edhe nusja e dhëndrri në ato kohëra e shijonin shumë më shumë dasmën, sepse futeshin në çilerë (dhomë çifti) pa u parë apo takuar më parë, kurse sot shumë procedura njohjeje nëse jo edhe më shumë kryhen shumë para dasmës. Prandaj, atëbotë më të vjetrit/at jepnin instruksione njohjeje…, ndërsa çiftet e sotit instruksionohen nëpër tik-toqe apo një zot e di se ku, me fjalë të tjera i dinë që të gjitha…

Të tjera
-
Aksident tragjik në Bërnicë, 15-vjeçari humb jetën pas një vetaksidenti me biçikletë
Një 15 vjeçar ka humbur jetën të enjten mbrëma si pasojë e një vetaksidenti m...
-
Albulena Haxhiu njofton se nuk tërhiqet: “Deformohet komplet vullneti i popullit”
Anipse ka dështuar plot 19 herë, Abulena Haxhiu tha se nuk do të tërhiqet nga...
-
Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin...
-
Pse pra s’e votonit Kadri Veselin asokohe? Haxhiu: PDK nuk kishte nevojë për votat tona, i kishin numrat
Kandidatja (për plot 19 herë e rrëzuar) për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, ...
-
Vrit*et shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasë*sit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën rurale të Rafinës, pranë Athinës, ku ...
-
A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është k...
-
Zyrtari i VV’së akuzoi ndërkombëtarët për nxitje trazirash në veri, Çitaku: Eksponent tipik që sheh armiq kudo
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar as...
-
Në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Specialja i pranon edhe katër viktima
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se më 15 maj, Trupi Gjykue...
-
Parashikimi i motit, përkeqësim i motit në fundjave
Intervale me diell paraqiten më shpesh ditën e premte në vend. Herë herë kalo...
-
Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe
Një operacion kërkim-shpëtimi është përmbyllur me sukses në orët e vona të mb...
-
SPAK i sekuestron një apartament Erion Veliajt, i shtohet edhe një akuzë
Me kërkese të SPAK dhe vendim të GJKKO-së është sekuestuar një apartament në ...
-
BE rishikon masat ndaj Kosovës, Dakaj: Mesazh pozitiv, Kallas i kujtoi palëve se s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ...