Opinione

Stabilizimi dhe modernizimi i infrastrukturës në Shqipërinë 2030

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 20 March 2025

Shkruan: Agron Hoti

Nëse Shqipëria vazhdon të ecën me këto ritme zhvillimore, atëherë deri në vitin 2030 pritet ta stabilizojë dhe pse jo modernizojë infrastrukturën e gjithëmbarshme të saj, pra atë që këtij vendi i ka munguar më shumë se çdo vendi në Evropë. Janë disa projekte e projeksione brenda Shqipërisë dhe jashtë saj që e lidhin atë me rajon dhe BE. Më poshtë janë mega-projektet që pritet ta ndryshojnë totalisht pamjen e Shqipërisë deri në vitin 2030 nga një vend i harruar nga Evropa në një vend top destinacion:

Lidhjet infrastrukturore rajonale dhe me BE:
– Është duke u bërë lidhja me autostradë me Malin e Zi dhe me Greqi përmes autostradës Triestë (Itali) -Tiranë-Greqi-Stamboll që është alternativë e asaj Triestë-Beograd-Sofje-Stamboll;
– Është bërë lidhja me autostradë me Kosovën që pritet të lidhet me Nish të Serbisë, nga ku Shqipëria bashkë me Kosovën lidhet edhe me autstradën Triestë (Itali)-Beograd-Sofje-Stamboll;
– Është duke u bërë lidhja me austradë me Maqedoni të Veriut përmes Elbasanit deri në Qafë Thanë, ndërkohë që Maqedonia e Veriut është duke e ndërtuar pjesën e saj Shkup-Tetovë-Gostivar-Strugë-Qafë Thanë, kjo pastaj do ta lidhë Shqipërinë përmes Maqedonisë së Veriut me Bullgari në Detin e Zi;
– Është duke u përfunduar lidhja tjetër me Maqedoni të Veriut përmes rrugës moderne të Arbrit Tiranë-Peshkopi-Dibër e Maqedonisë së Veriut;
– Do të niset shpejtë hekurudha Durrës-Shkodër-Gjakovë-Prishtinë deri në Nish të Serbisë (me shpejtësi së paku 120 km me energji elektrike), pas kësaj do të ndërtohet Porti i Thatë në Prishtinë ku do të punësohen mijëra punëtorë;
– Tubacioni i gazit nga Azerbajxhani nëpër Gjeorgji, Turqi, Greqi, Shqipëri, Adriatik tashmë po sjell gaz në Itali;

-Advertisement-

Zhvillimi infrastrukturor brenda vendit:
– Sivjet përfundon ndërtimi i aeroportit i Vlorës më i madhi në Shqipëri e ndër më të mëdhenjtë në rajon;
– Po vazhdon zgjerimi u autostradës Tiranë-Durrës;
– Po vazhdon zgjerimi i aeroportit të Rinasit në Tiranë;
– Po vazhdon rindërtimi i Hekurudhës Durrës-Aeroport të Rinasit-Tiranë (120 km/h shpejtësi me energji elektrike)
– Hekurudha Durrës-Vorë-Hani i Hotit-Mali i Zi; (120 km/h shpejtësi me energji elektrike);
– Hekurudha Durrës-Rrogozhinë-Pogradec-Maqedoni të Veriut (120 km/h shpejtësi me energji elektrike);
– Hekurudha Durrës-Rrogozhinë-Vlorë dhe me Aeroport të Vlorës (120 km/h shpejtësi me energji elektrike);
– Ndërtimi i portit të luksit në Durrës;
– Ndërtimi i portit të transportit në Porto Romano në Durrës;
– Ndërtimi i bazës logjistike të NATO-s në Porto Romano të Durrësit;
– Ndërtimi i Aeroporti i Gjirokastrës (jo në Sarandë) dhe atij në Korçë;
– Ndërtimi dhe rindërtimi i shumë rrugëve gjithandej Shqipërisë që do të shkurtojnë distanca, do të rrisin sigurinë, do të nxisin zhvillim ekonomik dhe turistik;
– Projektet për gazifikimin e Shqipërisë dhe ato të energjisë me erë e solare, pastaj ndërtimi i mega-digës së Skavicës në Kukës, për ta diversifikuar kështu furnizimin me energji dhe për ta bërë Shqipërinë në vitin 2030 neto eksportuese të energjisë si ndër vendet e vetme në Evropë me pavarësi energjetike;
– Ndërtimi dhe rindërtimi i një rrjeti të tërë të furnizimit me ujë të pijes, të kanalizimeve dhe impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura si dhe impianteve për trajtimin e mbeturinave;
– Me shumë gjasë fillimi i ndërtimit të Data Centers nëpër Shqipëri nga SHBA, projekte këto të cilat do ta bënin kapërcimin e madh ekonomik për Shqipërinë dhe të gjitha trojet shqiptare; pastaj vendosja e mijëra ekspertëve të IT-së në Shqipëri që do të kërkonte investime miliardëshe në bregdetin shqiptar;
Për të gjitha këto projekte dhe projeksione Shqipërisë i duhet para së gjithash stabilitet politik, vazhdim i përcaktimit pro-perëndimor dhe sigurisht së brendshmi fuqizim i sundimit të ligjit siç po bën SPAK.
Nëse do të realizoheshin shumica e këtyre projekteve infrastrukturore, atëherë Shqipëria deri në vitin 2030 do të ishte plotësisht e integruar në infrastrukturën rajonale dhe të BE-së.
Po ashtu, nëse shumica e këtyre projekteve dhe projeksioneve kryhen deri në vitin 2030 dhe nëse deri atëherë ndërpritet lufta Ukrainë-Rusi, ku Rusia më pas nuk do të kishte më peshë mbi politikat e Brukselit sikurse që kishte deri në shkurt 2022, atëherë gjasat që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030, nëse jo edhe më herët, janë më se reale.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera