Opinione

Pas takimit brutal Trump-Zelenski, Kosova le ta shtrëngojë fort dhe sa më shpejtë shpinën

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 28 February 2025

Shkruan: Agron Hoti

Duke e parë përplasjen e sotme brutale të Kryetarit Trump me Zelenskin para syve të botës, Kosova duhet që ta shtrëngojë sa më shpejtë shpinën. Sepse s’do të jetë fare e largët dita, kur politika e Kosovës do të ftohet, kuptohet nëse ftohet, në Shtëpi të Bardhë dhe do t’i thuhet para syve të botës “ose bëni si ju themi ne, ose do të bartni pasojat”.

T’ju them të drejtën, s’do të kisha dashur fare të mendoja për pasojat në një kohë, kur mu për shkak të politikës sonë totalisht të papërgjeshme (përballë Trump 1 dhe Biden) veçse jemi futur nën sanksione perëndimore, kur kemi humbur tërësisht kontrollin në veri duke e rritur Zajednicën (Asociacionin) në Samoupravnicë (Autonomi për serbët e veriut), kur Luginën e Preshevës askush më s’na ofron e as që na pyet më për të, kur Serbia, duke e mbajtur Kosovën jashtë, ia ka dalë të fitojë terren në Perëndim duke nënshkruar marrëveshje zhvillimore strategjike me SHBA, Britani të Madhe, Gjermani e Francë, ndërsa Kosova, për shkak të politikës totalisht të papërgjeshme përpos që është futur nën sanksione ka ngelur edhe “as me shehër e as me Barilevë” dhe kur qytetarët e saj për çdo ditë po “e hanë sapunin për samun”, pavarësisht që po iu shkumbon goja. Qofsha i gabuar!

-Advertisement-

 

Shqetësuese!!!!! A.H.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera