Kos bën thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
11:53 | 07 May 2025
Komesarja evropiane për zgjerim ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve në Kosovë, që do të mundësonin zbatimin e reformave evropiane dhe përfitimin nga mjetet financiare të Planit Evropian për Rritje.
“Tani është në interes të Kosovës që të formojë shpejt institucionet e saj, në mënyrë që të çojë përpara reformat urgjente evropiane. Ndër to, nënshkrimi dhe ratifikimi i marrëveshjeve që lidhen me Planin për Rritje duhet të trajtohen me prioritet nga qeveria dhe kuvendi i ri. Kjo do të mundësonte lirimin e fondeve nga ky instrument, me kusht që të përmbushen të gjitha kriteret e tjera”, tha Marta Kos – Komisionere evropiane për zgjerim.
Debati për Kosovën është zhvilluar të martën mbrëma në prag të votimit të Rezolutës e cila, ndër të tjera, do të kërkojë që procesi i dialogut me Serbinë të përfundojë me njohje të ndërsjellë.
Rezoluta do t’u bëjë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë. Në të do të përshëndetet aplikimi i Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat për BE, si dhe mbështetja për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe të NATO-s.
Autor i rezolutës që do të votohet është eurodeputeti Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.
“Ne kërkojmë heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Ato kanë qenë të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi. BE-ja financon shumë projekte dhe programe të dizajnuara për të mbështetur axhendën evropiane në Kosovë. Kjo është arsyeja pse duhet t’i shfuqizojmë masat dhe ta lëmë Kosovën të përparojë me fondet që ofrojmë “, tha Riho Terras, eurodeputet.
Heqja e masave ndëshkuese përmendet edhe në rezolutën që pritet të votohet sot.
Në këtë dokument, shprehet shqetësim për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, veçanërisht pas sulmit të armatosur në Banjskë dhe në kanalin Ibër-Lepenc, shkruan RTK.
Rezoluta do të kërkojë që autorët e këtyre akteve të dhunshme të dalin para drejtësisë. Po ashtu, do të shprehet keqardhje që Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin.

Të tjera
-
Gjinekologu Veliu u godit në kokë me një mjet metalik
Mbrëmë, rreth orës 21:30, gjinekologu Afrim Veliu është sulmuar nga një perso...
-
“Emocionalisht jam e vdekur”, historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj
Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musle...
-
Ujësjellësi i kryeqytetit intervenon sot në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e saj sot...
-
Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sul*me ndaj emigrantëve
Prokurorët federalë gjermanë kanë ndërmarrë një operacion kundër një celule t...
-
Deputeti kosovar në Zvicër pas intervistës së Kurtit në RTK: Ai ka përfunduar politikisht, tashmë ka hyrë në fazën e rënies së shpejtë
Intervistën e mbrëmshme të kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Radio Telev...
-
Ambasada italiane del me një njoftim për votuesit italianë në Kosovë
Ambasada e Italisë në Kosovë ka një njoftim me rëndësi mbi procesin e votimit...
-
Gjithçka gati në “San Mamés” për finalen e madhe angleze të Europa League
Stadiumi “San Mamés” në Bilbao të Spanjës është veshur me ngjyrat e f...
-
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut i shkon në shtëpi Behgjet Pacollit
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka qenë mysafir i kryetarit të...
-
Aksidentohet urbani i linjës së aeroportit, bllokohet trafiku tek Zona Industriale (PAMJE)
Bllokim trafiku është shkaktuar sot tek Zona Industriale drejt Prishtinës, si...
-
Rrëmbim në mesnatë në Fushë Kosovë – E mitura merret me forcë nga katër persona, nëna e saj lëndohet gjatë përpjekjes për ta ndihmuar
Ngjarje të rënda që përfshijnë fëmijët vazhdojnë të tronditin opinionin publi...
-
Gjobat e fushatave për zgjedhje, KQZ-ja do t’ua ndalojë mjetet partive nga Fondi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në ...
-
Policia nis hetimet për dje*gien e kamionit në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë
Një kamion është përfshirë nga zjarri në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë...