Sport

​Vazhdon sot xhiro e 11 në Superligën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 04 November 2020

Vazhdon sot java e 11 në kuadër të Superligës së Kosovës me tri ndeshje interesante, ku të gjitha përballjet në programin e sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 13:30, raporton KosovaPress.

Përballja e parë do të zhvillohet mes Trepçës ’89 dhe Dritës. Intelektualët do të udhëtojnë drejt stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë ku në këtë ndeshje hyjnë në pozitën e dytë me gjashtë pikë më pak se lideri, Ballkani por me dy ndeshje më pak në duar. Në anën tjetër, Trepça ’89 qëndron në pozitën e katërt me 14 pikë të tubuara, ku nga 10 ndeshje të luajtura ka 4 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

Ndeshja e dytë do të jetë mes Prishtinës dhe Arbërisë. Prishtina pret në stadiumin e saj në “Fadil Vokrri” ekipin e Arbërisë ku “Plisat” kërkojnë të arkëtojnë tre pikë të plota pas një serie jo të mirë ku të tri ndeshjet e fundit i ka të gjitha humbje. Të njëjtën formë momentale ka edhe klubi i Arbërisë, ku pas 10 ndeshjeve ka arritur të tubojë 11 pikë me 3 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje.

-Advertisement-

Përballja e fundit i takon Besës dhe Drenicës. Skuadra nga Skenderaji udhëton drejt stadiumit “Shahin Haxhiislami”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera