Lajme

Zjarr i madh në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 03 July 2022

Zjarrfikësit janë duke u përballur ende me zjarrin i cili ka përfshirë në orët e hershme një shtëpi në Pejë.

Teki Syla nga policia rajonale e Pejës, ka thënë për Telegrafin se është vetëm një shtëpi me një depo që është përfshirë nga zjarri.

Ai ka shtuar se zjarri është arritur të lokalizohet, por ende nuk është arritur të shuhet krejtësisht.

-Advertisement-

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Pejë në afërsi të Gjimnazit “Bedri Pejani”.

Syla ka bërë të ditur se zjarri është i madh, dhe aktualisht në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësiti rajonal i policisë.

“Zjarrfikësit janë duke u munduar që ta lokalizojnë zjarrin. Perimetri është siguruar dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Syla.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera