Kisha Ortodokse Serbe në vijë me regjimin e Vuçiqit, refuzon takimin me disa serbë nga Kosova veç pse nuk pajtohen me politikën e presidentit serb
Autori: Gazeta inFokus
14:00 | 28 May 2024
Se Kisha Ortodokse Serbe është e lidhur ngushtë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dëshmohet çdo ditë e më shumë.
Këtë herë KOS ka refuzuar takim me disa vizitorë të nacionalitetit serb që i shkuan nga Kosova për takim në Serbi. Refuzimi ndodhi për një arsye të thjeshtë. Janë disa organizata që nuk pajtohen me politikën e presidentit. Megjithatë në një shteti nën regjim, kjo nuk është e pranueshme.
Këshilli Kombëtar Serb i Kosovës ka njoftuar sot se kreu i Kishës Ortodokse Serbe Patriarku Porfirije dhe Kuvendi i Kishës ka refuzuar një takim me ata dhe dy organizata të tjera joqeveritare nga Kosova.
“Mëkati kryesor” këtij refuzimi, sipas këtij këshilli është se ata nuk pajtohen me politikën “tradhtare” të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“politika e Kishës është që çdo gjë që nuk i pëlqen qeverisë aktuale nuk është e pranueshme as për Kishën”, thanë ata, raporton N1.
Aty shtohet se, së bashku me Forumin Kombëtar Serb dhe Lëvizjen Popullore të Serbëve nga Kosova “Atdheu”, në mënyrë të përsëritur kërkonte kot që Patriarku Porfirije të priste delegacionin e serbëve nga Kosova
“Në një përfundim të tillë na çoi qëndrimi i mëparshëm i patriarkut (Porfiti) dhe i shumicës së personaliteteve ndaj vendimeve politike të Vuçiqit dhe qeverisë së tij”.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se Kuvendi nuk ka përmendur asnjë fjalë për politikën “katastrofike” të qeverisë serbe, e cila është përgjegjëse në masë të madhe për gjendjen në të cilën u gjendën serbët në Kosovë.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...




































