Lajme

Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 15 November 2026

Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregullave formale për tranzicionin presidencial, duke e cilësuar atë si vendin e parë në Ballkanin Perëndimor që ka ndërmarrë një hap të tillë.

Në një reagim në platformën X, Wilson ka thënë se këto rregulla tashmë kanë dëshmuar funksionalitetin e tyre pas zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka Pula.

Ai ka vlerësuar edhe punën shumëvjeçare të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në mbështetje të këtij procesi, duke theksuar rëndësinë e bartjes së rregullt të përgjegjësive dhe vazhdimësisë së institucioneve pavarësisht ndryshimit të udhëheqësve.

-Advertisement-

Kosova ka miratuar një rregullore të posaçme që përcakton mënyrën se si duhet të bëhet bartja e përgjegjësive nga një president te presidenti i ri. Me fjalë të thjeshta, kjo nënkupton se ndryshimi i presidentit nuk duhet të shoqërohet me ndërprerje të punës së institucionit, humbje të dokumenteve apo paqartësi rreth detyrave dhe përgjegjësive. Rregullorja përcakton procedurat që duhet të ndiqen nga ekipi që largohet dhe ai që vjen, në mënyrë që informacionet e rëndësishme, dokumentet, obligimet institucionale dhe asetet të dorëzohen në mënyrë të organizuar.

Kjo rregullore parasheh edhe informimin e presidentit të ri për çështjet urgjente, angazhimet që janë në proces dhe punët që kërkojnë vazhdimësi. Gjithashtu, stafi i administratës mund të vazhdojë përkohësisht punën gjatë periudhës së tranzicionit, derisa presidenti i ri të formojë ekipin e tij. Pra, bëhet fjalë për një proces institucional dhe jo thjesht për një ceremoni simbolike të dorëzimit të detyrës.

Rëndësia e kësaj rregulloreje u pa pas zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka Pula, më 6 tetor 2026, kur procedura e bartjes së përgjegjësive u realizua sipas rregullave të reja. Sipas Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka miratuar një kornizë të tillë të posaçme ligjore. NDI ka mbështetur këtë proces që nga viti 2020. Në thelb, synimi është që institucionet shtetërore të mos varen nga individët që i udhëheqin, por të vazhdojnë funksionimin normal edhe kur ndryshojnë drejtuesit e tyre. /Gazeta Express

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy