Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Autori: Gazeta inFokus
20:57 | 15 November 2026
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në Paris të Francës dhe Dublin të Irlandës, ku gjatë javës së kaluar thotë se zhvilloi një sërë takimesh me liderë shtetërorë, zyrtarë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve evropiane.
Kurti ka veçuar takimet me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin irlandez Micheál Martin, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe zyrtarë të tjerë, si dhe pjesëmarrjen në Forumin e Paqes në Paris dhe Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Dublin.
Ai ka ndarë edhe detaje nga aktivitetet në fushën e inovacionit, arsimit dhe ekonomisë. /Gazeta Express
Postimi i plotë:
Dje mbyllëm një javë të dendur me takime e aktivitete të rëndësishme në kuadër të vizitave në kryeqendrat e Francës dhe Irlandës.
Në Paris, u pritëm dy herë në Pallatin Élysée, në mbrëmjen e organizuar nga presidenti Macron dhe të nesërmen për takim bilateral; po ashtu, u pritëm nga presidenti i Senatit, Gérard Larcher; në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Francës, bashkëbisedova me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe atij për Çështje Evropiane, si dhe u prita në takim nga kryesuesi Bruno Fuchs; në Forumin e Paqes mora pjesë në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, ndërsa iu bashkuam lansimit të Deklaratës Politike për Fëmijët; aty u prita nga kryetari i Parisit, Emmanuel Grégoire; u takova me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan; me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen; diskutuam me personalitete kyçe në organizimin e Lojërave Olimpike Paris 2024; u takuam me përfaqësues të mërgatës; vizituam dhe zhvilluam takime në qendrën e teknologjisë dhe inovacionit STATION F, kampusin më të madh në botë për startup-e; u takuam me personalitete të shquara franceze, miq të Republikës së Kosovës; u takova me dekanen, mbajta fjalë dhe diskutova me studentë në Paris School of International Affairs – Sciences Po; u pritëm në qendrën muzeale dhe të edukimit shkencor Palais de la Découverte; e në Versajë; u takova me profesorin Philippe Aghion, i cili vitin e kaluar u nderua me Çmimin Nobel për Ekonomi; si dhe zhvillova intervista me RFI, Le Monde e France24.
Në Dublin, në nisje të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC) u prita nga Taoiseach Micheál Martin dhe mora pjesë në tryezën e rrumbullakët me liderë të tjerë pjesëmarrës; në margjina u takova e bashkëbisedova me ministren e Jashtme dhe të Tregtisë të Irlandës, Helen McEntee; me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte; me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham; atë të Kanadasë, Mark Carney; atë të Hungarisë, Péter Magyar; kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen; presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin; dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Aty zhvillova një intervistë për Irish Times. Në Houses of the Oireachtas (Parlamentin e Republikës së Irlandës) u pritëm nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian; ndërsa vizita u mbyll me takimin, fjalën dhe diskutimin në Institute of International and European Affairs (IIEA).

T� tjera
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
-
Vranët, shi por edhe diell me temperatura maksimale deri në 20 gradë, moti gjatë javës që po hyjmë
Temperaturat në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në 20 gradë...
-
Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë të hënën dre...
-
Akuza për falsifikim dokumentesh, rasti i Luiz Ejllit shqyrtohet në Gjykatën e Lartë në Tiranë më 24 nëntor
Edhe pse një vit më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, fati ligj...
-
Konjufca në Konferencën e Frankofonisë: Kosova synon anëtarësimin e plotë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Ko...
-
Prokuroria kërkon edhe 6 vjet burg për Hashim Thaçin – të martën vendimi i ri në Hagë, mbrojtja kërkon pafajësi
Hashim Thaçi do të përballet të martën, më 17 nëntor, me një tjetër aktgjykim...
-
I dërguari i Francës për rajonin: Europa u vonua shumë me Ballkanin, ka 20 vjet që pret integrimin në BE
Europa nuk mund ta mbajë më Ballkanin Perëndimor në pritje për anëtarësimin n...
-
Një 47-vjeçar nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...


































