Fokus

Zgjerohet skema e Gentian Sulës, kompani tjetër për zhvatjen e miliona eurove në tregtimin e energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 06 November 2026

Kompania “NOA Energy Trade” e biznesmenit nga Shqipëria, Gentian Sula, u bë një nga emrat kryesorë të tregtimit të energjisë elektrike në Kosovë, mes raportimeve për qarkullim qindra milionësh dhe operim me vetëm dy punonjës. Tani, ndërsa raporti i hetimeve për importin e energjisë ku përmendet NOA ende pret vendimmarrjen e Zyrës së Rregullatorit për Energji, një kompani tjetër e lidhur me të njëjtin pronar ka marrë rolin e agjentit të KESCO-s për importin e rrymës.

Emri i kompanisë është “Sole 24”. Sipas një hulumtimi të Buletinit Ekonomik, gjurmët e pronësisë së saj çojnë te Gentian Sula, pronari i NOA-s. Kështu, ndryshimi i kompanisë që ndërmjetëson importin nuk ka sjellë shkëputje nga biznesmeni që qëndron pas NOA-s.

Veprimtaria e NOA-s dhe lidhjet e saj në tregun energjetik janë ngritur më herët edhe nga gazetari i ekonomisë, Shkëlzen Dakaj. Nga hulumtimet e Gazetës Infokus, tri vite më parë, NOA-n ishte cilësuar si një “perde” e kompaninë EFT të Vuk Hamoviqit, duke pretenduar se ekzistojnë lidhje të ngushta mes pronarit të saj dhe përfaqësuesve të EFT-së në Shqipëri. Këto janë pretendime të bëra nga gazetari për mënyrën e funksionimit të këtij rrjeti në tregtinë e energjisë.

-Advertisement-

Hulumtimi i Buletinit Ekonomik sjell një zhvillim tjetër: “Sole 24”, dega në Kosovë, është angazhuar më 20 gusht si agjent i KESCO-s për importin e energjisë elektrike. Dega ishte regjistruar në Kosovë më 22 maj 2023, ndërsa lidhja me Sulën, sipas këtij mediumi, del përmes dokumenteve të pronësisë dhe kompanisë “Gen Energy Swiss AG”.

LINK: https://buletiniekonomik.com/2026/11/32kkesco-e-ben-agjente-per-import-sole-24/

Ky angazhim ndodh ndërsa mbetet pa vendim raporti për importin e energjisë, në qendër të të cilit janë KESCO dhe NOA. Sipas Buletinit Ekonomik, KESCO nuk ka dhënë përgjigje për procedurat e përzgjedhjes së “Sole 24”, ndërsa ZRrE-ja nuk ka sqaruar nëse i ka gjurmuar pronarët fundorë të kompanisë para angazhimit të saj.

Pra, ndërsa institucionet ende nuk kanë përmbyllur shqyrtimin e rastit të NOA-s, një kompani tjetër me lidhje pronësie te i njëjti biznesmen është bërë ndërmjetësuese e importit të energjisë për KESCO-
Ne nje hulumtim ta Boletini Ekonomik, zbulohet se si pronari i NOA, Gentian Sulo tani paska regjistruar kompanin tjeter ne Kosove me emrin, “SOLE 24”.

Me kompanine “SOLE 24”, tani Gentjan Sulo, qenka bere agjenti per import te energjise elektrike ne Kosove, kontrate kjo e lidhur me kompanine per distribuimit te energjise KESCO.

Boletini Ekonomik, ne hulumtim e fundit raporton se, serisa Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ende nuk ka marrë vendim për raportin e hetimeve mbi importin e energjisë elektrike, në qendër të të cilit është kompania “NOA Energy Trade”, një kompani tjetër me pronarin e njëjtë, Gentian Sula, ka marrë përsipër importin e rrymës për Kosovën. ZRrE nuk është përgjigjur nëse janë gjurmuar pronarët fundor të “SOLE 24” para se të bëhet agjent i KESCO-s për import.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka gati një vit që po e mban në sirtar raportin monitorues mbi importin e energjisë elektrike për Kosovën.

Në qendër të këtij raporti, ku të dhënat preliminare flasin për manipulim të çmimit të rrymës nga importi, është Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO dhe kompania nga Tirana – Noa Energy Trade.

Në kohën kur pritet që ZRrE-ja ta shqyrtojë këtë raport në Bord dhe të marrë një vendim mbi gjetjet e tij, pronari i NOA Energy Trade, Gentian Sula, është rikthyer sërish në krye të importit të energjisë elektrike për Kosovën – tash përmes kompanisë “Sole 24”, e cila ka pronar fundor Gentian Sula-n, ndonëse në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) pronësia është në emër të dikujt tjetër.

Nga dëshmitë që ka siguruar Buletini Ekonomik, “Sole 24”, dega në Kosovë, është angazhuar si agjent i KESCO-s për import të energjisë elektrike, me datën 20 gusht të këtij viti.

Angazhimi i saj është bërë me tender, një procedurë kjo që është hetuar më parë nga ZRrE, ku janë konstatuar edhe shkelje.

Gjatë këtij viti, KESCO ka ndërruar edhe dy agjentë të tjerë për importin e energjisë elektrike. Fillimisht, kishte angazhuar kompaninë “ETMT”, po ashtu me seli në Tiranë, ndërsa më pas, për një periudhë më të shkurtër, kishte kontraktuar kompaninë “Fuente Dynamics”. Buletini Ekonomik mëson se kontrata me këtë të fundit është ndërprerë për shkak të problemeve me likuiditetin financiar, me të cilat ishte përballur kompania.

Sa i përket angazhimit të kompanisë “Sole 24”, KESCO nuk u është përgjigjur pyetjeve të Buletinit Ekonomik lidhur me procedurat e ndjekura për përzgjedhjen dhe kontraktimin e saj.

Përgjigje nuk ka dhënë as ZRrE-ja lidhur me atë nëse ishin gjurmuar pronarët fundorë të “Sole24” para se kjo kompani të bëhej agjent i KESCO-s për import.

‘Gjurmët’ e pronësisë së “Sole 24” çojnë te Gentian Sula

Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), “Sole 24”, dega në Kosovë, është regjistruar si biznes më 22 maj të vitit 2023.

Pronësia e kësaj kompanie, e regjistruar në ARBK, figuron në emër të kompanisë amë “Sole 24 DOOEL”, me seli në Shkup. Në Maqedoninë e Veriut, kompania amë drejtohet nga Tina Manoleva.

Mirëpo, një detaj tjetër në dokumentet e regjistrimit të degës së “Sole 24” në Shqipëri e lidh këtë kompani me Gentian Sulën.

Përshkrimi i “Sole 24” në Shqipëri në Qendrën për Regjistrim të Bizneseve

Në Qendrën për Regjistrim të Bizneseve në Shqipëri, në të dhënat e regjistrimit të “Sole 24” thuhet se ortak i vetëm i kompanisë është “Gen Energy Swiss AG”. Kjo e fundit është kompani e regjistruar në Zvicër, ku si pronar figuron Gentian Sula.

Në uebfaqen e kësaj kompanie, Sula figuron aty edhe si Drejtor ekzekutiv.

Buletini Ekonomik ka provuar të kontaktojë me Dorida Çakçirin, drejtoreshën e “Sole 24” për Kosovë, mirëpo kur është pyetur për kontratën me KESCO-n, ajo ka thënë se nuk është e autorizuar të flasë për media.

Raporti i hetimeve për rastin KESCO-NOA “në sirtar”

Angazhimi i kësaj kompanie vjen në kohën kur ZRrE-ja ende nuk ka marrë vendim për raportin e hetimeve mbi importin e energjisë elektrike, në qendër të të cilit është kompania “NOA Energy Trade”, me pronarin e njëjtë si të “Sole 24”, Gentian Sula-n.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRrE) po synon t’ua vazhdojë licencat kompanive “Noa Energy Trade” dhe “EFT”, pa e shqyrtuar fare në Bord raportin e hetimeve për importin e energjisë elektrike, i cili është gati që nga muaji mars i këtij viti.

Në mbledhjen e fundit të Bordit, emrat e këtyre dy kompanive të cilat dyshohet se e manipuluan çmimin e energjisë elektrike të importuar në Kosovë, dolën në rend dite për vazhdimin e licencave.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Driton Gojani, kur erdhi radha për shqyrtimin e aplikacioneve të këtyre dy kompanive, e mbylli mbledhjen, duke e shtyrë shqyrtimin për mbledhjen e radhës.

Shqyrtimi i vazhdimit të licencave po synohet të bëhet duke shmangur paraprakisht vendimmarrjen e Bordit mbi raportin e hetimeve, në të cilin u konstatua se kishte pasur manipulim të çmimit të energjisë elektrike të importuar.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të ZRrE-së, Astrit Saraqini, tha në fund të mbledhjes se vazhdimi i licencave është çështje administrative dhe se, sipas tij, hetimet e Prokurorisë nuk ndikojnë në këtë çështje pa një vendim nga organet e drejtësisë.

“Ne respektojmë vetëm njoftimin zyrtar nga Prokuroria”, tha Saraqini, i pyetur nëse hetimet ndaj këtyre kompanive do të ndikojnë në vendimin për vazhdimin e licencave të tyre.

Sa i përket raportit të hetimeve, stafi i ZRrE-së e ka finalizuar atë që në muajin mars të këtij viti. Sipas këtij raporti, konsumatorët e rrymës në Kosovë, gjatë viteve 2024–2025, e paguan energjinë elektrike të importuar me çmime shumë më të larta krahasuar me çmimet në bursat ndërkombëtare. Kjo erdhi si rezultat i manipulimit të çmimeve të importit nga tregtarët e energjisë dhe i bllokimit të linjës së interkoneksionit me Kosovën nga Serbia.

Sapo një raport monitorues i ZRrE-së bëhet gati, rregullativa ligjore kërkon që ai të dalë për shqyrtim në mbledhjet e Bordit. Por ky raport ende nuk po publikohet nga ZRrE-ja, me arsyetimin se duhet të priten hetimet nga organet e drejtësisë, ndonëse vendimmarrja e ZRrE-së është e karakterit administrativ, ndërsa hetimet e organeve të drejtësisë janë të karakterit penal./Gazeta Infokus

 

 

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy