Linda Bekteshi: Dyert e LDK-së në Obiliq janë të hapura për të gjithë, por kontributi duhet respektuar
Autori: Gazeta inFokus
14:12 | 06 November 2026
Asambleistja në Kuvendin Komunal të Obiliqit dhe njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Obiliq, Linda Bekteshi, ka reaguar lidhur me organizimin dhe funksionimin e partisë në këtë komunë, duke theksuar se LDK-ja ka strukturat dhe njerëzit e saj legjitimë, të cilët kanë kontribuar ndër vite, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një postimi, Bekteshi ka deklaruar se çdo kontribut dhe ambicie duhet të respektohet, por ka theksuar se proceset brenda partisë duhet të zhvillohen sipas rregullave statutare.
“LDK-ja në Obiliq ka shtëpinë e vet, ka strukturën e saj dhe ka njerëz me legjitimitet, të cilët ndër vite kanë punuar e kontribuar për këtë parti.Nga pozicioni i nënkryetares së Degës së LDK-së në Obiliq, besoj dhe gjithmonë kam besuar se çdo kontribut duhet respektuar, çdo ambicie e vullnetit të mirë, por edhe çdo proces që qëllim kryesor e ka fuqizimin e LDK-së dhe i cili zhvillohet në kohën dhe sipas rregullave statutare.”
Bekteshi ka rikujtuar se zgjedhjet e brendshme të LDK-së do të mbahen vitin e ardhshëm, sipas kalendarit zgjedhor, ndërsa deri atëherë ka bërë thirrje për punë, përgjegjësi dhe bashkëpunim ndërmjet strukturave partiake.
“Të nderuar aktivistë, veprimtarë dhe qytetarë të Obiliqit, LDK-ja organizon vitin e ardhshëm zgjedhjet e brendshme sipas kalendarit zgjedhor. Andaj, deri atëherë, kemi kohë për punë, përgjegjësi në Asamblenë Komunale, si dhe jemi të hapur për bashkëpunim e solidaritet të brendshëm, filozofi e njohur e LDK-së dhe dëshmi e përkushtimit.LDK-ja nuk ndërtohet brenda natës, po ashtu edhe struktura kërkon devotshmëri, përkushtim e angazhim. Kjo është ajo që na dallon prej të tjerëve.”, ka shkruar Bekteshi.
Po ashtu ajo tha se dyert e LDK-së në Obiliq janë të hapura për secilin që dëshiron të kontruibuojë.
“Bazuar në këto, në kohën nëpër të cilën po kalojmë dhe në atë që kemi përpara, dyert e LDK-së në Obiliq, ju siguroj, janë të hapura për secilin që dëshiron të kontribuojë. Por ka edhe diçka morale: kontributi i atyre që kanë qenë këtu dhe kanë bartur barrën e përgjegjësisë në çdo kohë e rrethanë ndër vite nuk mund të anashkalohet, por duhet të respektohet.Kështu ngrihet partia, kështu arrihen fitoret. LDK-ja në Obiliq ka adresë, e kjo adresë, me njerëzit e saj, ju mirëpret të gjithëve në shtëpinë tuaj, në shtëpinë e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.”, ka përfunduar Bekteshi/.Gazeta Infokus.

T� tjera
-
Aktakuzë për fajde në Prizren: I dyshuari përfitoi mbi 400 mijë euro kamata, kërkoi prona me vlerë 1 milion euro
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Nisë ceremonia e shumëpritur për diplomimin e kadetëve, pas sigurimit të uniformave
Ka nisur ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policis...
-
Përfundon në paraburgim personi që sul*moi gjyqtaren në Viti
Gjykata Themelore në Gjilan, dega Viti ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, pë...
-
Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt mban mbledhjen me dyer të mbyllura
Komisioni Hetimor Parlamentar, i mandatuar për të hetuar veprimet dhe mosvepr...
-
MASh, prindërve: Ruani librat, javën tjetër nisim verifikimin e përdorimit të mjeteve të subvencioneve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ua ka rikujtuar prindërve dhe kujdestarëve l...
-
Vr*au Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij
Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar nd...
-
Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë realizimit të inspektimeve në terren, ka ...
-
Mobilizohet Prokuroria për trajtimin e dhunës në familje, u.d kryeprokuroja mbledhë strukturat
Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valb...
-
Disa linja të autobusëve në Prishtinë ndryshojnë lëvizjet për nesër
Për shkak të organizimit të garës së çiklizmit “Criterium Prishtina 2026” dhe...
-
Zgjerohet skema e Gentian Sulës, kompani tjetër për zhvatjen e miliona eurove në tregtimin e energjisë elektrike
Kompania “NOA Energy Trade” e biznesmenit nga Shqipëria, Gentian Sula, u bë n...
-
Zemaj: Në një shtet demokratik, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme
eputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se vendi...
-
Çitaku: Imunitet për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës s’duhet të ketë askush – as deputetët
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se ask...
































