Aktakuzë për fajde në Prizren: I dyshuari përfitoi mbi 400 mijë euro kamata, kërkoi prona me vlerë 1 milion euro
Autori: Gazeta inFokus
16:08 | 06 November 2026
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., për shkak të veprave penale “Fajdeja“, nga neni 331, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1, dhe “Detyrimi“, nga neni 328, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të KPRK-së. Po ashtu, E.K., së bashku me të pandehurin A.K., akuzohet për veprën penale “Fajdeja“, të kryer në bashkëkryerje, nga neni 331, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, nga viti 2021 dhe në vazhdimësi, i pandehuri E.K., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., i ka dhënë këtij të fundit shuma të ndryshme parash, duke kontraktuar përfitime dukshëm jo proporcionale. Si rezultat i kësaj skeme fajdeje, vetëm në emër të kamatave nga viktima B.Ç., i njëjti merr mbi 400,000 (katërqind mijë) euro.
Po ashtu, i pandehuri E.K., me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, përmes kanosjeve serioze dhe presionit, e ka detyruar viktimën B.Ç., që të paguajë kamatat dhe të mos e denoncojë rastin në polici, duke e kanosur me vrasjen e tij dhe të anëtarëve të familjes. Me këto veprime, viktimës i ka shkaktuar dëm pasuror, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe të familjarëve.
Në pamundësi për të përballuar dhe shlyer borxhin, në këtë marrëdhënie hyn edhe viktima e dytë B.B., i cili merr para nga të pandehurit për ta ndihmuar viktimën e parë në shlyerjen e borxhit. Të pandehurit E.K., dhe A.K., për shkak të grumbullimit të kamatave, nga viktima kërkojnë shumën prej 550,000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) euro. Në vijim të këtyre veprimeve, gjatë bisedës me viktimën, i pandehuri i kërkon këtij të fundit shumën prej 450,000 (katërqind e pesëdhjetë mijë) euro, duke i kërkuar që, në emër të kamatave, t’ia kalojë në pronësi lokalet afariste dhe shtëpinë, me vlerë rreth 1 (një) milion euro. Ashtu që, më datë 11.03.2026, së bashku me viktimën dhe nënën e tij, të shkojnë fillimisht në zyrën e përmbaruesit privat, për të vazhduar më pas me procedurat noteriale për kalimin e pronës, mirëpo, si rezultat i zbatimit të masave të veçanta hetimore, ndërhyn policia dhe i arreston të pandehurit.
Lidhur me të njëjtin rast, Prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe në drejtim të veprës penale “Pastrimi i parave”, ka ngrirë disa patundshmëri, si dhe ka propozuar konfiskimin e parave të gatshme, dy (2) automjeteve, akteve të ndryshme noteriale dhe provave të tjera materiale, të cilat ndërlidhen me veprat penale të lartcekura.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

T� tjera
-
Nisë ceremonia e shumëpritur për diplomimin e kadetëve, pas sigurimit të uniformave
Ka nisur ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policis...
-
Përfundon në paraburgim personi që sul*moi gjyqtaren në Viti
Gjykata Themelore në Gjilan, dega Viti ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, pë...
-
Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt mban mbledhjen me dyer të mbyllura
Komisioni Hetimor Parlamentar, i mandatuar për të hetuar veprimet dhe mosvepr...
-
MASh, prindërve: Ruani librat, javën tjetër nisim verifikimin e përdorimit të mjeteve të subvencioneve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ua ka rikujtuar prindërve dhe kujdestarëve l...
-
Vr*au Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij
Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar nd...
-
Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë realizimit të inspektimeve në terren, ka ...
-
Linda Bekteshi: Dyert e LDK-së në Obiliq janë të hapura për të gjithë, por kontributi duhet respektuar
Asambleistja në Kuvendin Komunal të Obiliqit dhe njëherësh nënkryetare e Lidh...
-
Mobilizohet Prokuroria për trajtimin e dhunës në familje, u.d kryeprokuroja mbledhë strukturat
Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valb...
-
Disa linja të autobusëve në Prishtinë ndryshojnë lëvizjet për nesër
Për shkak të organizimit të garës së çiklizmit “Criterium Prishtina 2026” dhe...
-
Zgjerohet skema e Gentian Sulës, kompani tjetër për zhvatjen e miliona eurove në tregtimin e energjisë elektrike
Kompania “NOA Energy Trade” e biznesmenit nga Shqipëria, Gentian Sula, u bë n...
-
Zemaj: Në një shtet demokratik, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme
eputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se vendi...
-
Çitaku: Imunitet për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës s’duhet të ketë askush – as deputetët
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se ask...




































