Lajme

MASh, prindërve: Ruani librat, javën tjetër nisim verifikimin e përdorimit të mjeteve të subvencioneve

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 06 November 2026

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ua ka rikujtuar prindërve dhe kujdestarëve ligjorë se tekstet dhe materialet shkollore të subvencionuara për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9) duhet të ruhen me kujdes dhe të kthehen në shkollë në përfundim të vitit mësimor.

Në një postim në Facebook, kjo ministri tha se në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASh Nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, dhe Deklaratën e prindit/kujdestarit ligjor përfitues të subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2026-2027, “nxënësit dhe prindërit kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen, ruajtjen dhe kthimin e teksteve shkollore bazë në gjendje të përshtatshme për ripërdorim”.

“Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës, në përfundim të vitit mësimor”, ka njoftuar MASh-i.

-Advertisement-

Ndërkaq, Ministria tha se inspektorët do të dalin në terren edhe për të verifikuar nëse mjetet për blerjen e teksteve shkollore janë përdorur për këtë qëllim.

“Ndërkaq, për t’u siguruar se mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore, Inspektorati i Arsimit nga java e ardhshme, përmes vizitave në shkolla, do të nisë procesin e verifikimit se nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore dhe që procesi mësimor po vijon i rregullt”, u tha në njoftimin e kësaj ministrie. /

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy