Bleni qebe: KEK-u për vete blen agregat 26.550 euro për t’i përballuar reduktimet në dimër
Autori: Gazeta inFokus
11:13 | 06 November 2026
Në kohën kur Kosova po përballet me mungesë të prodhimit të energjisë elektrike dhe po shpenzon miliona euro për importin e rrymës, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është përgjegjëse për prodhimin e energjisë, ka vendosur të shpenzojë mbi 26 mijë euro për një gjenerator për ndërtesën e vet në Toskanë në Prishtinë.
Derisa vendi po përballet me probleme të vazhdueshme në sektorin e energjisë, duket se edhe vetë KEK-u ka nevojë të sigurohet që të mos mbetet pa rrymë.
Sipas dokumenteve zyrtare të prokurimit, KEK-u më 28 gusht 2026 ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 26 mijë e 550 eurosh për furnizimin dhe montimin e një gjeneratori për nevojat e ndërtesës Toskane në Prishtinë.
Kontrata është nënshkruar me kompaninë “Eor Group SH.P.K.”, ndërsa për këtë blerje KEK-u fillimisht kishte planifikuar të shpenzonte deri në 40 mijë euro.
Në tender kishin marrë pjesë shtatë kompani, prej të cilave gjashtë ishin vlerësuar se i plotësonin kushtet. Oferta më e ulët ishte 26 mijë e 550 euro, ndërsa më e larta nga ofertat e pranueshme ishte 34 mijë e 987 euro.
Afati për realizimin e kontratës ishte paraparë të jetë 60 ditë.
KEK-u blen gjenerator për vete, Kosova shpenzon miliona për rrymë nga jashtë
Kjo kontratë vjen në një kohë kur Kosova vazhdon të përballet me probleme në prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa shpenzimet për importin e rrymës po arrijnë shifra milionëshe.
Vetëm gjatë shtatë ditëve, nga 28 tetori deri më 3 nëntor 2026, sipas të dhënave të fundit, Kosova ka shpenzuar rreth 14.9 milionë euro për importin e energjisë elektrike, apo mesatarisht mbi 2 milionë euro në ditë.
Këto shpenzime lidhen me nevojën për të siguruar energji nga jashtë në kohën kur prodhimi vendor nuk po arrin kurrsesi t’i mbulojë të gjitha nevojat.
E derisa miliona euro po shkojnë për blerjen e rrymës nga jashtë, KEK-u, që ka për detyrë ta prodhojë atë brenda vendit, ka nënshkruar kontratë për blerjen e një gjeneratori për ndërtesën e vet.
Pra, në një vend ku prodhimi i energjisë elektrike vazhdon të jetë problem, edhe korporata që e prodhon rrymën ka vendosur të sigurojë një burim rezervë të energjisë për zyrat e saj.
Në vend të lajmeve për rritjen e prodhimit të energjisë dhe uljen e nevojës për import, pas mburrjeve të shumta për investime pikërisht në KEK e në termocentrale një nga kontratat e KEK-ut është pikërisht ajo për furnizimin e ndërtesës së vet me gjenerator.
Edhe pse blerja e një gjeneratori mund të jetë e nevojshme për punën e ndërtesës, kjo kontratë tregon një të vërtet të madhe me gjendjen e përgjithshme të energjisë në Kosovë.
Derisa qytetarët presin më shumë prodhim të rrymës dhe më pak shpenzime për import, KEK-u po sigurohet që të paktën ndërtesa e vet të ketë gjenerator./Gazeta Infokus




T� tjera
-
Zemaj: Në një shtet demokratik, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme
eputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se vendi...
-
Çitaku: Imunitet për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës s’duhet të ketë askush – as deputetët
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se ask...
-
Kurti dhuron gjak, aktivistja e VV-së nuk e mban veten me lëvdata: Ishalla na bie hise të kemi pak nga gjaku yt o njeri i mirë që kaq shumë i dhe Kosovës”
Xheneta Sadiku, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje nga Mitrovica dhe zyrtare n...
-
Grabitje në një lokal Gjakovë, ‘avullohet’ sasi e madhe e arit
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një lokal në Gjakovë, ku dy persona të...
-
Kurti me Haxhiun, Çekun e anëtarë të VV’së vizitojnë familjen e Rexhep Selimit: Vendimi i 16 shtatorit i padrejtë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhi...
-
Më në fund sigurohen uniformat: Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së re policore
Pas problemeve të vazhdueshme me sigurimin e uniformave dhe shtyrjes së cerem...
-
Rast i vdekjes në Gjakovë, Policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në mbrëmje në Gjakovë. Sipa...
-
Rama i reagon Kërçelit të VV’së: Shiriti show politik i radhës, po e mashtron opinionin, nuk bëhet fjalë veç për blerjen e shiritit
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deputetit të VV’së, Il...
-
Balla shpërndan mesazhin e Thaçit: Atdheu të pret, President!
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Ta...
-
Dhu*në në familje në Kamenicë, dy gra të përfshira
Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur më 1 nëntor në Kameni...
-
Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë për Kërkim-Shpëtim Malor
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, bëri me dije se është zhvillua...
-
Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje
Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një bur...































