Çitaku: Imunitet për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës s’duhet të ketë askush – as deputetët
Autori: Gazeta inFokus
12:11 | 06 November 2026
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se askush, përfshirë të zgjedhurit e popullit në Kuvendin e Kosovës, nuk duhet të kenë imunitet për moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Kështu deklaroi Çitaku, në tryezën e diskutimit për Nismën Legjislative Qytetare lidhur me moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me rastin e publikimit të analizës “Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”.
“Personalisht mendoj se, pavarësisht nenit 75 për imunitetin në Kushtetutë, nuk besoj se duhet të ketë imunitet as nga gjykata dhe as nga ndonjë palë tjetër. Nuk duhet të kemi imunitet askush, as deputetët. Imunitet për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës nuk duhet të ketë askush”, ka thënë Çitaku.
Ajo ka vlerësuar se mungesa e vullnetit politik për zbatimin e vendimeve të Kushtetueses ka çuar në nevojën për këtë nismë legjislative.
“Me fol drejtpërdrejt, arsyeja pse kemi ardhur deri te kjo nismë është mungesa e vullnetit politik për të zbatuar vendime të papërshtatshme, qoftë nga institucionet e ndryshme apo nga vetë Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar ajo, raporton Betimi për Drejtësi.
Çitaku ka treguar po ashtu se së bashku me partitë e tjera opozitare, po planifikojnë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar çështjet e ngritura në raportin e fundit për integrimin evropian.
Sipas saj, raporti evidenton mungesë të zhvillimit në Kosovë, ndërsa ndër problemet e theksuara është edhe mosrespektimi i vendimeve të gjykatave.

T� tjera
-
Zemaj: Në një shtet demokratik, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme
eputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se vendi...
-
Kurti dhuron gjak, aktivistja e VV-së nuk e mban veten me lëvdata: Ishalla na bie hise të kemi pak nga gjaku yt o njeri i mirë që kaq shumë i dhe Kosovës”
Xheneta Sadiku, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje nga Mitrovica dhe zyrtare n...
-
Grabitje në një lokal Gjakovë, ‘avullohet’ sasi e madhe e arit
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një lokal në Gjakovë, ku dy persona të...
-
Kurti me Haxhiun, Çekun e anëtarë të VV’së vizitojnë familjen e Rexhep Selimit: Vendimi i 16 shtatorit i padrejtë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhi...
-
Më në fund sigurohen uniformat: Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së re policore
Pas problemeve të vazhdueshme me sigurimin e uniformave dhe shtyrjes së cerem...
-
Bleni qebe: KEK-u për vete blen agregat 26.550 euro për t’i përballuar reduktimet në dimër
Në kohën kur Kosova po përballet me mungesë të prodhimit të energjisë elektri...
-
Rast i vdekjes në Gjakovë, Policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në mbrëmje në Gjakovë. Sipa...
-
Rama i reagon Kërçelit të VV’së: Shiriti show politik i radhës, po e mashtron opinionin, nuk bëhet fjalë veç për blerjen e shiritit
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deputetit të VV’së, Il...
-
Balla shpërndan mesazhin e Thaçit: Atdheu të pret, President!
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Ta...
-
Dhu*në në familje në Kamenicë, dy gra të përfshira
Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur më 1 nëntor në Kameni...
-
Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë për Kërkim-Shpëtim Malor
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, bëri me dije se është zhvillua...
-
Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje
Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një bur...
































