Lajme

Sekuestrohen prona dhe para në Kosovë, rasti lidhet me trafikimin e narkotikëve në Suedi

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 06 November 2026

ashkëpunimi ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre suedeze ka rezultuar me sekuestrimin e pronave të paluajtshme, parave të gatshme dhe një automjeti në Kosovë, në kuadër të një hetimi për trafikim të narkotikëve dhe shpëlarje të parave.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe autoriteteve suedeze ka çuar në arrestimin e personit me inicialet A.G. dhe konfiskimin e pasurive që dyshohet se janë fituar përmes veprimtarive kriminale.

Sipas njoftimit, rasti tashmë ka marrë epilog gjyqësor në Suedi dhe shënon rastin e parë kur autoritetet suedeze kanë arritur të konfiskojnë pasuri jashtë territorit të tyre.

-Advertisement-

Zyra për Rikthimin e Aseteve, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet suedeze, do të ndërmarrë hapat e mëtejmë për zbatimin përfundimtar të vendimit për pasuritë e konfiskuara në Kosovë.

Ndërkaq, sipas komunikatës së autoriteteve suedeze, personi A.G. ishte arrestuar në rajonin e Goteborgut, nën dyshimin për trafikim të narkotikëve në përmasa jashtëzakonisht të mëdha dhe shpëlarje të rëndë të parave.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy