Lajme

Ngacmoi sek*sualisht dy gra, arrestohet 64-vjeçari kosovar në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 06 November 2026

Një 64-vjeçar nga Kosova është arrestuar në qytetin Winnenden të Gjermanisë, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dy gra në një dyqan veshjesh.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë në rajonin Rems-Murr, ngjarja e parë ka ndodhur të enjten në mbrëmje, në një interval kohor nga ora 18:15 deri në 18:35, në një dyqan në rrugën Wallstrase, ku një grua është prekur në mënyrë të papërshtatshme nga një burrë, identiteti i të cilit fillimisht ishte i panjohur.

Pak më vonë, i dyshuari është larguar nga dyqani. Gruaja raportohet se e ka ndjekur dhe ka vërejtur se ai po prekte në të pasmet edhe një grua tjetër, identiteti i së cilës ende nuk dihet.

-Advertisement-

Viktima e ka njoftuar policinë, e cila më pas e ka arrestuar 64-vjeçarin në rrugën Paulinenstrase.

Policia e Winnendenit ka nisur hetimet dhe po kërkon gruan e dytë, si dhe persona të tjerë që mund të jenë ngacmuar ose prekur në mënyrë të papërshtatshme nga i dyshuari.

Gjithashtu, policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve që kanë parë ndonjërin prej këtyre incidenteve të paraqiten për të dhënë informacione.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy