Lajme

Musmurati: KFW-ja konfirmoi që ministri Murati s’po e nënshkruan kredinë 74 milionëshe për pastrimin

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 06 November 2026

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Bankën Zhvillimore Gjermane, KFW., shkruan Gazeta Infokus.

Sipas saj gjatë takimit “KFW-ja gjermane ka rikonfirmuar që Ministri i Financave, Hekuran Murati nuk po e nënshkruan kredinë në vlerë prej 74 milionë eurosh për pastrimin e qytetit të Prishtinës”.

Musmurati thotë se bëhet fjalë për një kredi që Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar dy vite më parë me Qeverinë Gjermane, ku përmes KfW-së pritej të bliheshin mbi 100 kamionë, 10 mijë kontejnerë, e të bëhej një qendër e mirëfilltë e riciklimit të mbeturinave në rajonin e Prishtinës.

-Advertisement-

“Është e turpshme, e dhimbshme dhe qyqare që një ministër për inate politike të bllokojë pastrimin e Prishtinës”, ka thënë Musmurati në statusin e saj në Facebook.

Postimi i plotë:

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy