Lajme

Ish-ambasadori amerikan Fried: Kosova duhet të marrë vetë iniciativa për të përmirësuar raportet me Uashingtonin

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 06 November 2026

Ish-ambasadori amerikan dhe ish-zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Daniel Fried, ka thënë se Kosova duhet të ndërmarrë hapa për të forcuar marrëdhëniet me Uashingtonin dhe të mos identifikohet vetëm përmes mosmarrëveshjeve me Serbinë.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL), Fried ka vlerësuar se zhvillimet e reja politike në Serbi dhe ndryshimet në Kongresin amerikan mund të krijojnë hapësirë për një diplomaci më kreative në rajon.

Sipas tij, mund të ketë bashkëpunim më të ngushtë mes SHBA-së dhe Evropës për ta orientuar Serbinë drejt integrimit evropian.

-Advertisement-

Duke folur për Kosovën, Fried ka thënë se ajo duhet të marrë vetë iniciativa për të përmirësuar raportet me Uashingtonin, duke u mbështetur më shumë në parimet mbi të cilat është themeluar shteti.

“​​Kosova duhet të mbështetet edhe më shumë te parimet e saj themeluese: demokracia, sundimi i ligjit dhe flamuri i saj (i mrekullueshëm), që e përfaqëson Kosovën si shtet për të gjithë ata që jetojnë në të”, ka deklaruar Fried për REL-in.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy