Sport

Ylli i Realit të Madridit i shpëton operimit

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 23 January 2019

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, do të shmangë operimin e gishtit të tij të vogël, pasi testet mjekësore kanë treguar se dëmtimi mund të shërohet edhe me mbrojtësen që ai ka në gisht.

Francezi u dëmtua në fitoren 2-1 të Realit kundër Real Betisit më 13 janar, në fund të pjesës së parë pas një përplasjeje me Marc Bartra.

Diagnoza e parë ishte se ai ka pësuar thyerje të gishtit të tij, kurse Benzema arriti që luante tërë ndeshjen kundër Sevillas.

-Advertisement-

Megjithatë, vendimi për ta operuar apo jo gishtin e tij ende është në pikëpyetje.

Pjesë e testit ishte edhe ndeshja e tij kundër Sevillas, ku Bezema arriti që të luajë pa asnjë problem gjatë tërë ndeshjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera