Sport

Van Dijk kërcënon Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 30 April 2019

Liverpooli do të luajë nesër mbrëma në Camp Nou gjysmëfinalen e Championsit ndaj Barcelonës në Camp Nou.

Të kuqtë do tentojnë të triumfojnë në këtë kompenticon teksa vitin e shkuar ata humbën në finale kundër Real Madrid.

Në prag të sfidës ndaj katalanasve ka folur mbrojtësi Virgil Van Dijk, i cili nuk i trembet aspak Barcelonës dhe se beson se skuadra e tij do ia dalë me sukses.

-Advertisement-

“Messi është lojtari më i mirë në botë, por ne jemi përgatitur mirë. Kemi një ekip të mirë për ta përballuar me sukses kundërshtarin. Natyrisht, nuk shkojmë për pushime në Barcelonë”, – tha mbrojtësi i “Reds” për “Liverpool Echo”.

Van Dijk është një nga yjet e skuadrës angleze, i saponjohur nga kolegët e tij si më i miri i sezonit në Premier League.

“Ju e shikoni se si kemi luajtur, se si jemi mbrojtur… Nuk do të mbrojmë një kundër një, as Messin. Ne mbrohemi dhe sulmojmë së bashku, kështu që le të presim se çfarë do të ndodhë. Jemi gati”.

Holandezi nuk e fsheh se Barcelona është një kundërshtar tepër i vështirë:

“Ne duhet të jemi të përgatitur për një ndeshje të vështirë, e tillë do të jetë në “Camp Nou”. Shpresojmë të marrim një rezultat të mirë për kthimin në “Anfield”. Qëllimi ynë është për të shkuar në finale. Për këtë bazohem te grupi ynë i lojtarëve, te trajneri Jurgen Klopp dhe mënyra se si luajmë. Shkuarja jonë në finale nuk mendoj se do të ishte surprizë për askënd”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera