Fokus

Vlera e ekipit të Anglisë sa gjysma e buxhetit të Kosovës

Autori: Halil Berisha 13:39 | 10 September 2019

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do ta ketë sfidën më të madhe deri më tani.

Në ora 20 e 45 do të përballet në Southampton me Anglinë.

Kjo e fundit është një prej ekipeve më të forta në botë, megjithatë në grupin A ku gjenden të dyja, në vendin e parë qëndron Kosova, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Megjithatë, vlera e ekipit anglez është shumëfish më e madhe se ajo e ekipit të Kosovës.

Në fakt, vlera e ekipit anglez është sa gjysma e buxhetit të Republikës së Kosovës.

Në total 24 lojtarët e “Tre Luanëve” kanë vlerë 999 milionë funte ose 1 miliard e 117 milionë e 281,600 euro, shkruan gazeta inFokus.

Prej tyre më i shtrenjti është Harry Kane me vlerë 135 milionë funte.

Ndërsa, buxheti total i Republikës së Kosovës është 2 miliardë e 327 milionë e 163 mijë euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera