Lajme

Vjedhje në zyret e “Bifurkacionit” në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 12 February 2023

Një vjedhje ka ndodhur sot në zyret e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

Ai tha se nga hetimet e para, është mësuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë vjedhur DËR të kamerave të sigurisë.

-Advertisement-

“Sot, rreth ore 06:14 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në Kompaninë Rajonale të Ujsjellësit ” Bifurkacioni” në Ferizaj është një rast i vjedhjes. Policia e rendit e më pas policët hetues të stacinit në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin Nga hetimet e para është mësuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë demoluar zyret dhe nga aty është vjedhur DËR e kamerave të sigurisë.”, ka thënë Veseli

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera