Lajme

Vizita e Schutz, ambasadori gjerman zbulon se çfarë folën me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 13 May 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka shkruar për darkën që kanë pasur mbrëmë në rezidencën e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi që në Kosovë është duke qëndruar drejtoresha për Ballkanin, Susanne Schutz.

Kurti në këtë darkë ka qenë i shoqëruar nga zv.ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti.

Rohde ka shkruar se në këtë darkë kanë pasur një diskutim të frytshëm për rrugën përpara lidhur me temat aktuale që ndërlidhen me procesin e dialogut.

-Advertisement-

Në Kosovë për vizitë ka qëndruar edhe drejtoresha e USAID-it, Samanta Power e cila ka treguar se ka sjellur mesazhin e presidentit Joe Biden për rëndësinë e themelimit të Asociacionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera