Lajme

Vdes personi që u godit mbrëmë nga vetura në Hajvali

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 20 October 2022

Ka vdekur personi i cili ishte goditur nga një veturë në Hajvali.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë.

Lajmi u bë i ditur nga faqja Hajvalia dhe familjarët e të ndjerit.

-Advertisement-

Rasti u konfirmua nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se personi i dyshuar (ngasësi i automjetit), është ndaluar për 48 orë.

“Rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan,saktësisht në fshatin Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person (këmbësor), i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Trupi i viktimës A. S, mashkull, 34 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera