Lajme

Vdes një grua në Gllogoc, kishte shenja dhune në trup

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 13 September 2022

Një grua ka vdekur të hënën në Gllogoc, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku pasi që ishte dërguar për tretman mjekësor.

Derisa, sipas mjekut përgjegjës viktima kishte shenja dhune në trup.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori dhe me vendim të tij, trupi i pa jetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësorë, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut, viktima ka shenja dhune në trup. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera