Vazhdojnë punësimet partiake: Këta janë dy ortakët e një biznesi që u emëruan në bordet e ndërmarrjeve publike
Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 25 June 2021
Avazi i vjetër politik për emërimin e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike me militantë partiak, është duke vazhduar edhe nga qeverisja Kurti.
Ndonëse premtuan se në institucione nuk do të ketë nepotizëm, një gjë e tillë nuk po ndodhë, shkruan Gazeta Infokus.
Së fundmi Gazeta Infokus ka mësuar se dy ortakët e një biznesi janë emëruar në borde të ndryshme në ndërmarrje publike të ndryshme në Kosovë.
Arbnor Pula që sipas dëshmive është i lidhur me Vetëvendosjen, ditë më parë u emërua drejtor i bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Pula ka lidhje të afërt me deputeten e Vetëvendosjes, Mimoza Kusarin. Ai së bashku me Kusarin në vitin 2014, kanë qenë pjesë e Aleancës Kosova e Re.
Ku më pas të dytë u bashkuan me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kështu, drejtori i bordit të KEK-ut, në zgjedhjet e fundit kishte bërë fushatë për partinë e Albin Kurtit.
E një gjë të tillë nuk kishte hezituar ta bëjë edhe nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.
Ai është kujdesur që tani ta rehatoj në një ndërmarrje tjetër edhe partneren e tij në biznes, Nora Tafarshikun.
Tafarshiku është emëruar kryesuese e bordit të KRU Prishtina, ndërsa me Arbnor Pulën janë “ortak” në kompaninë “AsD Group Sh.p.k”.
Këtë kompani në bazë të çertifikatës në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, e udhëheqin Nora Tafarshiku, Arbnor Pula dhe Shar Kurtishi.
Ky biznes i tyre madje është i raportuar edhe në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Por ky nuk është i vetmi përkrahës i Vetëvendosjes që duket se ia ka parë hajrin ardhjes së kësaj partie në pushtet.
Lexo edhe: Vazhdon si PDK-ja…Një familje e lidhur me VV-në avancohet në ndërmarrje publike nga Qeveria Kurti
Gazeta Infokus ka raportuar gjatë ditës se Milot Podvorica, ish-këshilltar i ministrit Arben Vitia, militant i flaktë i Lëvizjes Vetëvendosje, duket se ka ndikuar që ta rehatojë babain e tij, Rexhep Podvoricën, në bordin e ndërmarrjes publike të Ibër Lepencit. Ndërkaq, vet Miloti është avancuar në pozitën e drejtorit të zyrës ligjore në KEK.
Më poshtë gjeni certifikatën e biznesit të drejtorit të KEK-ut, Arbnor Pula. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca sot e pret në takim homologun e tij nga M...
-
Mot kryesisht i qëndrueshëm gjatë kësaj jave
Fillimi i javës parashihet të jetë me mot kryesisht të qëndrueshëm, ndërsa ng...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...