Asambleistja e PDK-së në Fushë Kosovë denoncon në Polici kërcënimin nga këshilltari i kryetarit të Komunës: Në prani të 10 dëshmitarve, u përballa me kërcënim
Autori: Gazeta inFokus
21:12 | 31 October 2026
Asambleistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë, Dardane Sogojeva Shala, ka denoncuar zyrtarisht në Policinë e Kosovës një rast kërcënimi që, sipas saj, është bërë nga Rilind Berisha, këshilltar i kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një reagimi publik, Sogojeva Shala ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur një ditë më parë, pas përfundimit të seancës, në ambientet e institucionit komunal.
Ajo pretendon se është përballur me sjellje kërcënuese dhe të papranueshme në prani të rreth 10 dëshmitarëve, përfshirë asamblistë dhe zyrtarë komunalë.
Asambleistja ka thënë se ngjarja ka ndikuar edhe në gjendjen e saj emocionale, ndërsa ka kërkuar nga institucionet kompetente që rasti të trajtohet me seriozitet dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.
“Askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar pse ushtron të drejtën e tij për të pyetur, kërkuar llogaridhënie dhe shprehur mendimin e tij”, ka shkruar ajo.
Sogojeva Shala ka theksuar se, si përfaqësuese e qytetarëve të Fushë Kosovës, nuk duhet të përballet me kërcënime gjatë ushtrimit të mandatit të saj.


T� tjera
-
Vrásja e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani akuzon Qeverinë se tentoi ta zhvendoste vëmendjen nga përgjegjësia institucionale përmes propagandës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani gjatë një interviste në “Podcast me Shkël...
-
Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes 46 vjeçari nga Kosova – lëndohet vëllai i tij
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet spor...
-
ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhim...
-
“Thuaj s’lejohet prote*sta, dhe të ikim në shtëpi”, policia rrethon disa protes*tues – nuk i lë t’i afrohen Kryeministrisë
Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar një grup të vogël protestuesish që ...
-
Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt
Burgim për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët që u morën me rastin e Arlinda ...
-
Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK
Ka ndërruar jetë Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i ...
-
Alarmante në QKUK: Ja sa muaj duhet të presin pacientët për një rezonancë magnetike
Pacientja ka treguar se ishte përballur me kufizime të papritura në ecje dhe ...
-
Qeveria franceze: Mbi 300 mijë persona iu bashkuan protestave në Francë
Qeveria franceze ka publikuar vlerësimin e saj për numrin e pjesëmarrësve në ...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, prote*stuesit vendosin ulëse në rrugë para Këshillit Prokurorial të Kosovës
Ka vazhduar sot në Prishtinë protesta e radhës në shenjë revolte ndaj vrasjes...
-
Tensionet në prote*stën përpara Kryeministrisë, policia nis ndalimet e protest*uesve
Pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës para Kryeminis...
-
Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë
Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërko...
-
Vitia për rastin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës: Këto raste nuk do të tolerohen
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur lidhur me rastin e drejtorit t...

































