Várhelyi: BE po punon për ta përmbushur premtimin për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus
14:26 | 05 March 2023
Ne po punojmë shumë për të ndihmuar rajonin me mundësi të reja për biznesin dhe qytetarët dhe për të përmbushur premtimin për futjen e Ballkanit Perëndimor në BE. Këtë deklaroi komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olivér Varhelyi në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik të Shkupit, raporton EWB.
“Për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor për të trajtuar krizat energjetike dhe për të mbështetur rajonin, ne kemi miratuar një paketë të mbështetjes energjetike prej 1 miliardë eurosh gjatë samitit të fundit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Ne po shpërndajmë tashmë gjysmën e paketës për autoritetet: 500 milionë euro për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta të energjisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për të mbajtur çmimet e energjisë të përballueshme për familjet në nevojë”, tha Olivér Várhelyi.
Ai shtoi se BE ka fonde shtesë në dispozicion për të mbështetur diversifikimin e burimeve të energjisë dhe rrugëve larg Rusisë. Sipas tij, ndërlidhjet e energjisë elektrike dhe gazit drejt furnizimeve alternative dhe një terminali i ri LNG në detin Adriatik do të financohen plotësisht nga BE.
“Këto investime do të sillnin më shumë energji, të besueshme dhe më të gjelbër në Ballkanin Perëndimor dhe do të kishin potencialin për ta kthyer Ballkanin Perëndimor në pikën e re të hyrjes së energjisë për Evropën”, shtoi ai
Ne po mbështesim gjithashtu projekte të energjisë së rinovueshme dhe efiçiencës së energjisë, të tilla si rinovimi i blloqeve të vjetra të banesave për të reduktuar konsumin e energjisë dhe për të ulur faturat e energjisë për familjet.
Ai theksoi se ndërtimi i një tregu të përbashkët rajonal është thelbësor për të çliruar potencialin e plotë të Planit Ekonomik dhe Investiv.
“Ne pamë në samitin e procesit të Berlinit vitin e kaluar një përparim të rëndësishëm në tregun e përbashkët rajonal, ku liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje lëvizshmërie. Tani është e rëndësishme të ratifikohen dhe zbatohen këto tre marrëveshje, në mënyrë që qytetarët të mund të udhëtojnë, punojnë dhe studiojnë lirshëm në të gjithë rajonin, siç mundemi ne brenda BE-së”, përfundoi Várhelyi.

Të tjera
-
Bajrami pasi dorëzoi lëndën në Kushtetuese: Në shenjë proteste do të vazhdojmë me fjalimet edhe pasi Dehari ta mbyllë seancën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, është dekl...
-
Statovci: Me këtë fuqi që ka, NISMA s’mund ta marrë kryetarin e kuvendit
Deputetja e grupit parlamentar të VV-së, Jeta Statovci ka folur lidhur me zhv...
-
Çka pas 30 ditësh? Osmani paralajmëron pasoja juridike: Do t’i drejtohem gjykatës, dua të sqarohet
Për më shumë se një muaj partitë politike e në fakt edhe opinioni publik në t...
-
Ngritet aktakuzë ndaj 4 personave për mashtrim, shmangie nga tatimi, keqpërdorim ekonomik dhe pastrim parash, dëmi mbi 1.8 milion euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave pë...
-
Shala: Kurti, shembull i qartë i vdekjes së etikës politike
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ditë më parë ka deklaruar se udhëheqësit e...
-
Pamje spektakolare: Sot hapet nënkalimi më i madh në Ferizaj, duke qenë më i veçanti në Kosovë
Sot në Ferizaj pritet të haper një nënkalim tjetër edhe më gjigant dhe më i v...
-
Deklarimet e Albin Kurtit për Thaçin e Veselin, Gjykata Speciale: S’ndikohemi nga politika e komentet publike
Deklarimi i kryeministrit në detyrë dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, se Th...
-
Avokati Fetahu jep detaje për lëndën e PDK-së për shkeljet e LVV-së në Kuvend që u dorëzua dje në Gjykatën Kushtetuese
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu ka dhënë detaje shtesë...
-
Vdekja e një personi në stacionin policor në Suharekë, IPK rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe dy policëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stacionin Policor të Suharekës, ku një pers...
-
Kurti e uron Trumpin e SHBA-në në ‘facebook’ për Ditën e Pavarësisë: Qoftë e përhershme aleanca
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ur...
-
Pasi OSHP pezulloi tenderin e dyshimtë, 137 milionë euro të KEK-ut, Murati ‘bëhet’ nervoz me Bajramin: Po ndalin punët e mira
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi deputetja e LD...
-
Edi Rama feston 61 vjetorin, Akademia Politike e PS videourim me Inteligjencë Artificiale
Akademia Politike e Partisë Socialiste ka realizuar një videourim special me ...