Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”

Autori: Gazeta inFokus
16:04 | 19 June 2025
Kompania Artmotion, lidere në përkrahjen e sportit dhe talenteve në Kosovë, ka marrë përsipër të luaj rol të theksuar edhe në zhvillimin e sportit të ragbit, duke mbështetur organizimin e turneut ndërkombëtar “Rugby Europe 7’s Conference 2”, i cili do të mbahet nga 20 deri më 22 qershor 2025 në Kampin Nacional të Hajvalisë, në Prishtinë.
Për herë të parë, Kosova do të jetë mikpritëse e përfaqësueseve kombëtare në ragbi të Sllovenisë, Estonisë, Sllovakisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, San Marinos dhe Malit të Zi, duke shënuar një moment historik për sportin në vend.
Me angazhimin e saj për të promovuar sportin dhe zhvillimin e komunitetit, Artmotion ofron mbështetje teknike për rrjetin e internetit gjatë këtij turneu, në bashkëpunim me Federatën e Ragbit të Kosovës.
Sipas Artmotion, kjo iniciativë synon të rrisë shikueshmërinë dhe ndërgjegjësimin për ragbin në Kosovë, ta promovojë imazhin e Kosovës si një mikpritëse e denjë e ngjarjeve ndërkombëtare sportive, të angazhojë komunitetin vendor dhe diasporën, si dhe të inkurajojë të rinjtë për t’iu afruar sportit dhe stilit të shëndetshëm të jetesës.
“Ragbi në Kosovë po ngjitet në një nivel të ri për here të pare, dhe Artmotion është krenar të jetë në ballë të këtij rrugëtimi, duke kontribuar në forcimin e pasionit dhe frymës sportive në vend.
“Sporti bashkon, inspiron dhe ne në Artmotion jemi të përkushtuar të mbështesim çdo iniciativë që nxit zhvillimin dhe entuziazmin për sportin në Kosovë.”

Të tjera
-
Çmimet e kafesë, çajit dhe kakao-s u rritën me 18,2% në qershor krahasuar me të njëjtin muaj të 2024-ës
Në muajin Qershor 2025, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka...
-
Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital
Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Ko...
-
Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke e cilësuar bektashizmin një thesar k...
-
“Sot një vit”, Shtëpia e Bardhë kujton atentatin ndaj Trump me një citat të presidentit amerikan
Shtëpia e Bardhë ka kujtuar atentatin ndaj Donald Trump, ndërsa presidenti ak...
-
Bajrami pas takimit me diplomatin amerikan: LDK nuk i bashkohet rrugëve që çojnë në qeverisje të dëmshme për raportet ndërkombëtare
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me zyrtarin...
-
Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e NATO’s me mbështetjen e SHBA-ve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është t...
-
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vizitojnë Shqipërinë
Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar g...
-
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për ...
-
OKB raporton të shtëna me armë zjarri pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhias
Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka raportuar për të shtëna me armë...
-
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka d...
-
Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lid...
-
Ulur këmbëkryq, mbahet “Kuvendi i burrave” në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e shtatë,...