Hykmete Bajrami reagon pas pezullimit të tenderit 137 milionësh të KEK-ut: Mbulim i skemës serioze korruptive
Autori: Gazeta inFokus
10:44 | 04 Korrik 2025
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj pezullimit të tenderit prej 137 milionë eurosh të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), vetëm një ditë para afatit përfundimtar të dorëzimit të ofertave, duke ngritur dyshime për një skemë serioze korruptive, shkruan Gazeta Infokus.
Tenderi për “Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3” në Termocentralin Kosova A, një projekt i konsideruar jetik për sigurinë energjetike të vendit, sipas Bajramit, është zhvilluar në kushte të paqarta dhe me shkelje të theksuara procedurale.
“Ky tender është hapur pa studim fizibiliteti, pa përshkrim teknik të punimeve dhe me mungesë të plotë transparence. Procedura u ndryshua disa herë, duke krijuar hapësirë për manipulime, ndërsa vetë procesi u zhvillua si tender i hapur me negociata të mbyllura – duke përcaktuar paraprakisht vetëm 6 ofertues të pranueshëm, pa paraparë penalizime në rast të mosrealizimit të punimeve,” ka deklaruar ajo.
Deputetja Bajrami ka ngritur edhe disa pyetje serioze lidhur me pezullimin e procesit:
- Pse u pezullua tenderi vetëm një ditë para afatit përfundimtar?
- Kush ka paraqitur ankesë dhe përmes cilës procedurë, kur në këtë fazë nuk ishte paraparë asnjë mundësi ankese?
- Pse janë fshirë ofertat nga sistemi dhe po kërkohet dorëzimi i tyre nga fillimi?
- A po tentohet të krijohet kohë për ndonjë kompani të favorizuar që të përgatisë ofertën?
- Dhe, nëse vërtet ka pasur shkelje, pse tenderi nuk u anulua plotësisht?
“Ky pezullim nuk është asgjë më shumë se një manovër për të mbuluar një aferë të mundshme korruptive me vlerë 137 milionë euro. Ai rrezikon të rikthehet sërish me të njëjtat probleme dhe përfitues të dyshimtë. Tenderi duhet të anulohet plotësisht dhe të hetohet deri në fund. Derisa skema të tilla veprojnë të paprekura, qytetarët po e paguajnë çmimin e lartë të importit të energjisë,” ka përfunduar reagimin e saj Hykmete Bajrami.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































