Çka pas 30 ditësh? Osmani paralajmëron pasoja juridike: Do t’i drejtohem gjykatës, dua të sqarohet

Autori: Gazeta inFokus
14:35 | 04 July 2025
Për më shumë se një muaj partitë politike e në fakt edhe opinioni publik në tërësi, pritën qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me votimin e fshehtë, si mënyrë për të dalë nga kriza që ka kapluar vendin me moskonstituimin e Kuvendit.
Megjithatë, aktgjykimi i Kushtetueses që doli me 26 qershor, nuk ndihmoi pothuajse aspak me paqartësitë e krijuara, duke lejuar kështu ‘mjegullën’ e interpretimeve të ndryshme të vazhdoj pa ndonjë rezultatet konkret.
Të vetmen gjë që e mirëpriti sfera politike nga aktgjykimi në fjalë, ishte afatizimi kohor prej 30 ditësh për konstituimin e kuvendit, shkruan Gazeta Express.
Në aktgjykimin e saj, Kushtetuesja deklaroi se deputetët ‘‘duhet që sa më shpejt dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë të përfundojnë Seancën Konstituive të Kuvendit duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e tij’’.
Edhe pse e qartë në afatizim, gjykata s’u tregua e qartë në pasojat potenciale që mund të krijohen në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda kësaj kohe.
Duke parë se partitë po vazhdojnë me avazin e njëjtë edhe pas vendimit të Kushtetueses, shumë shpjet u ngrit pyetja: Çfarë pas 30 ditësh?
Për këtë, vëmendja kryesore u bartë tek presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e që e cila pikërisht lidhur me këtë çështje dha komentet e saja.
E njëjta tha se kur diçka është e detyrueshme, në rast të mos përmbushjes së saj si obligim ‘‘do të ketë pasoja juridike’’.
‘‘Nuk e di nëse në këto lëndë është kërkuar masë e përkohshme që të mos ecë afati, nëse nuk ka masë të përkohshme për mosrrjedhjen e afatit, neve na kanë mbetur më pak se 25 ditë dhe aktgjykimi i Gjykatës nuk e lejon si opsionale konstituimin brenda 30 ditësh, por e qartësoj duke marrë për bazë edhe interpretime të shteteve të ndryshme në sistem të ngjashëm kushtetues, e sa herë që kjo është e detyrueshme. Ajo çka e kam përmendur është që kur diçka është e detyrueshme në aspektin kushtetues, do të thotë se moskryerja e detyrimit nuk ec pa pasoja – do të ketë pasoja juridike. Nuk është që ne mund të presim që Gjykata do të thotë: mirë, pas 30-ditësh vazhdoni njësoj’’, tha ajo në një deklarim të bërë sot.
Edhe pse ajo paralajmëroi pasoja juridike, Osmani la të nënkuptohet se për të ditur cilat janë ato duhet përgjigje nga Kushtetuesja, të cilës, ajo tha se planifikon t’i drejtohet në rast të moskonstituimit të Kuvendit.
‘‘Unë planifikoj, në qoftë se nuk ka konstituim të Kuvendit shumë shpejt, që t’i drejtohem Gjykatës me kërkesë për sqarim, lidhur me atë se çka pas 30 ditësh, sepse dua të sqarohet se cila është pasoja juridike e moskryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh”, ka deklaruar presidentja.
Ndryshe, Osmani dy ditët e fundit ka zhvilluar takimet e dyta të saj me partitë politike pikërisht lidhur me këtë çështje. Edhe pse takimin e parë me partitë e mëdha ajo e bëri bashkërisht, të dytin, liderët i takoi veç e veç. Sidoqoftë, rezultati ishte i njëjtë. Partitë mbeten në qëndrimet e tyre, duke lejuar që ngërçi të vazhdoj.

Të tjera
-
“Zyrtarët policorë na e vrànë”- Vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të!
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën, pas vdekjes në duart e policisë së ...
-
Administrata Trump nis një diplomat drejt Ballkanit, vjen edhe në Kosovë
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka rikthyer fokusin diplomat...
-
Qalaj: Veprimi i vendosjes së gjurit në pjesën afër qafës nuk praktikohet në policinë demokratike
Rashit Qalaj kritikon mënyrën e ndërhyrjes së policisë në arrestimin e Agon Z...
-
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga ...
-
Policia pritet të shkarkojë tre komandantë stacionesh – Lipjan, Klinë dhe Suharekë
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se Policia e Kosovës pritet të nd...
-
LDK-ja prezanton Driton Selmanaj kandidat për të parin e Prizrenit
Driton Selmanaj do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për qyte...
-
Haradinaj i zhgënjyer me Kushtetuesen: Aktgjykimi ishte pak a shumë në qasjen e Kurtit
Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj ka shprehur pakënaqësinë e ti...
-
Bllaca kërkonte 500 euro në muaj për të siguruar dëshmitarë për rastin “Nish Express”
Zbulime të reja për përfshirjen e Nazim Bllacës në raste hetimore janë publik...
-
“Policët ndihen të tradhtuar”, avokati Berisha: Masa e paraburgimit, vendimi më skandaloz
Gjykata në Lipjan ka caktuar sot masën e paraburgimit për pesë policët e përf...
-
Ky është 20-vjeçari që dyshohet se e shkaktoi aksidentin në Nabërgjan, arrestohet dhe ndalohet
Policia e Rajonit të Pejës ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik...
-
Kurti pas së fitores së Kosovës ndaj Çekisë në Counter-Strike: Debutim i fuqishëm
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar ekipin e Kosovës për...
-
Në Lipjan protestohet kundër policisë, pro Agonit
Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin e qytetit të Lipjanit për të ...