Lajme

Gjermania konfirmon bisedime me SHBA-në për blerjen e sistemeve Patriot për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 04 July 2025

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, në një deklaratë të dhënë për Reuters, ka thënë se “ekzistojnë mënyra të ndryshme për të plotësuar boshllëkun e sistemeve Patriot” për Ukrainën.

Ai ka shtuar se njëra nga opsionet që po merret në konsideratë është blerja e sistemit Patriot nga Shtetet e Bashkuara dhe më pas dhënia e tij Ukrainës.

“Unë mund të konfirmoj se po zhvillohen bisedime intensive mbi këtë çështje,” ka thënë zëdhënësi.

-Advertisement-

Njoftimi vjen derisa vendet e BE-së janë në përpjekje për të siguruar sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, në një moment kritik kur SHBA ka pezulluar dërgesa për disa lloje të armëve, përfshirë sistemin Patriot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
ETC ndan 7 Vetura në 7 Qytete e mëdha të Kosovës
-Advertisement-

Të tjera