Shtatë raste dh*une në familje në 24 orët e fundit, pesë vetëm në rajonin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus
12:28 | 04 July 2025
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave pesë kanë ndodhur vetëm në rajonin e Prishtinës.
Rastet përfshijnë dhunë fizike, psikike dhe kërcënime ndaj anëtarëve të familjes, grave dhe vajzave, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në një nga rastet e raportuara në Prishtinë më 3 korrik, një grua ka deklaruar se bashkëshorti i saj “ka ushtruar dhunë psikike dhe kishte dëmtuar orenditë e banesës.” Rasti është duke u hetuar dhe nuk raportohet për të arrestuar.
Një tjetër rast në Lipjan ka përfunduar me arrestim. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Në një tjetër incident në Prishtinë, një burrë ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshortja e tij. “Pas një mosmarrëveshje, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.”
Po ashtu në Graçanicë, një grua ka raportuar dhunë fizike nga bashkëshorti, ndërsa në një rast tjetër në Prishtinë, një burrë është arrestuar më 3 korrik për kanosje dhe shqetësim ndaj viktimës, një gruaje kosovare.
Rasti i shtatë është raportuar në Pejë, ku një burrë është arrestuar pasi dyshohet se “kishte keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht viktimën femër kosovare.” Sipas Policisë, “viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Këto raste dëshmojnë për një nivel shqetësues të dhunës në familje në vend, me rajonin e Prishtinës që vazhdon të dominojë me numrin më të madh të raportimeve./Gazeta Infokus

Të tjera
-
Trump tha se parandaloi një su*lm nga Serbia – Osmani e konfirmoi, NATO s’ka koment
Presidenti amerikan, Donald Trump, në disa paraqitje të tij publike ka përmen...
-
Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar vik...
-
Mori kritika të shumta, RTK i ndalë komentet te reagimi i Blerim Haxhiajt
Publikimi i reagimit të gazetarit Blerim Haxhiaj pasi përfitoi financiarisht ...
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon çka folën
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim ko...
-
Shtabet e ushtrive të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028
Në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është zhvill...
-
Vrit*et Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës maqedonase – Policia kërkon të dyshuarin
Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut është vrarë paradi...
-
Shuhet zja*rri që shpërtheu në një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova
Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën “Ibrahi...
-
Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat
Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë...
-
Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të k...
-
“Zotëriu i parë” i Kosovës: 30 vite pas, Vuçiq vazhdon të ushqejë të njëjtat fantazi gjenocidale si Millosheviqi
Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, e ka përkujtuar vikt...
-
Ish shefi i Policisë në Suharekë: S’u shkarkova, jam transferuar për nevoja operative
Ish-shefi i policisë në Suharekë, kapiteni, Afrim Sylaj, është transferuar ng...
-
Kapet rreth një kilogram dro*gë në Pejë
Prokuroria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë në Pejë kanë zhvilluar një b...