Lajme

Bllokada politike pas aktgjykimit, edhe LDK do t’i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese me një lëndë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 04 July 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se sot, në orën 14:30, do të dorëzojë një lëndë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Përmes një njoftimi për media, partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku nuk ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së kësaj lënde, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot, në orën 14:30, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon lëndë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Për detaje ju ftojmë ta përcjellni këtë ngjarje,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Zyra për Media e LDK-së.

Ky hap i LDK-së vjen në një moment të tensionuar politik, ku bllokada për konstituimin e Kuvendit vazhdon, pavarësisht aktgjykimit të fundit të Kushtetueses. LDK ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç thotë ajo, vazhdimin e një sjelljeje bllokuese dhe të njëanshme.

-Advertisement-

Një ditë më parë, edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë me katër pyetje lidhur me interpretimin e seancës konstituive dhe situatën aktuale politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera