Ngritet aktakuzë ndaj 4 personave për mashtrim, shmangie nga tatimi, keqpërdorim ekonomik dhe pastrim parash, dëmi mbi 1.8 milion euro

Autori: Gazeta inFokus
14:22 | 04 July 2025
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për një skemë mashtrimi që dyshohet se ka dëmtuar mbi 130 qytetarë dhe ka gjeneruar përfitime të paligjshme në vlerë prej gati 1.9 milion eurosh, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas njoftimit zyrtar, të pandehurit G.G dhe T.G akuzohen për veprat penale “Mashtrim”, “Shmangie nga Tatimi” dhe “Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”, ndërsa N.G dhe M.G për veprën penale “Pastrimi i Parave”, në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Sipas aktakuzës, gjatë periudhës tetor 2020 – gusht 2024, G.G dhe T.G kanë mashtruar 131 qytetarë duke u premtuar ndërtimin e villave prej druri brenda 60 ditëve, me çmime promocionale. Megjithëse janë lidhur kontrata me viktimat, asnjë vilë nuk është ndërtuar.
Mjetet financiare të përfituara nga qytetarët – në total 1,894,250 euro – janë përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme, të cilat më pas janë regjistruar në emër të të pandehurve, të subjektit afarist dhe të bashkëshortes së njërës palë.
Prokuroria thotë se përmes kësaj skeme, të akuzuarit jo vetëm që kanë shmangur detyrimet tatimore, por edhe kanë kanalizuar mjetet në forma që përbëjnë elemente të pastrimit të parave.
Rasti tashmë është proceduar në gjykatë, ndërsa Prokuroria ka paralajmëruar ndjekje të mëtejshme penale ndaj të gjithë personave të përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale.

Të tjera
-
Përfundon seanca ndaj pesë zyrtarëve policorë për rastin e Agon Zejnullahut
Një rreshter dhe katër zyrtarë të Policisë së Kosovës, të dyshuar për vrasjen...
-
Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident në Nabërgjan të Pejës
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Nabërgjan të Pejës. Si pas...
-
Abdixhiku i del krah Gurit: Prezenca e tij në foltore më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pa...
-
“Donika Gërvalla, Mimoza Kusari e Fitore Pacolli e bullizuan deputetin Paris Guri”
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas zhvillimeve në seancën e ...
-
“I ka ardhë koha”, avokati Koci thërret për protestë masive para Kuvendit
Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje për protestë masive dhe paqësore përball...
-
Vetura përfshihet nga flakët pranë Komunës së Prishtinës
Një automjet i tipit Audi 80 është përfshirë nga flakët sot në afërsi të obje...
-
Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar kan...
-
AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, kompleton kandidaturat për kryetarë komunash
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur për të hënën një mbledhje t...
-
Dimal Basha: Iu ofruam zgjidhje, por nuk po duan
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se deputetët e opozit...
-
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për ...
-
Pamje: Këta janë policët e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
Albian Ratkoceri, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, u dërgua të enjten në...
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...