Fokus

“U rrëzua nga kamioni në tokë”, detaje nga policia për zjarrfikësin që humbi jetën në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 08 August 2024

Një zjarrfikës ka humbur jetën gjatë detyrës në fshatin Krushevë e Vogël në komunën e Klinës.

Një tokë ishte përfshirë nga zjarri dhe gjatë ndërhyrjes njëri nga zjarrfikësit ëshë rrëzuar dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë ku edhe ka ndërruar jetë.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

-Advertisement-

“Po rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Krushevë e Vogël në Klinë. Qytetarët kanë raportuar për një zjarr dhe njësitë përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Gjatë ndërhyrjes në vendin e ngjarjes njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar nga kamioni dhe është dërguar për trajtim në QKMF në Klinë ku edhe ka ndërruar jetë. Njësitë përkatëse janë duke u marrë me hetimet e nevojshme”, ka thënë Gashi për Infokus.

Në vazhdim gjeni edhe pamje nga vendi i ngjarjes:

Pamje: Përfshihet nga zjẫrri një tokë, dyshohet se një zjarrfikës ka ndërruar jetë në Klinë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera