Fokus

Artan Behrami: Presidentja u ka thënë diplomatëve se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë e destabilizon vendin dhe rajonin

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 23 January 2025

Ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka bërë disa akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani, në lidhje me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Behrami ka thënë se nga burimet ndërkombëtare ka marrë informacione se Presidentja Osmani ka deklaruar se rikthimi në Kosovë i Hashim Thaçit, Kadri Vesleit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, do ta destabilizonte Kosovën dhe rajonin.

“E ke një Presidente, të paktën këtë e kam dëgju nëpër nga njerëz kredibil, që kanë thënë se Presidentja Vjosa Osmani, dhe unë besoj që ajo e ka përfaqësuar edhe mendimin e Albin Kurtit në atë kohë, Presidentja ka thënë që kthimi i tyre në Kosovë do ta destabilizonte Kosovën dhe rajonin dhe kjo është prej burimeve ndërkombëtare”, ka thënë Behrami.

-Advertisement-

Duke folur për këtë temë, ai ka shtuar se për ekzistojnë edhe transkripte të kësaj deklarate.

 

 

“Ajo nuk guxon me reagu sepse e din se çfarë ka thënë. Edhe e din që njerëzit ia qesin tranksriptet edhe ku e ka thënë. Ajo ua ka thënë diplomatëve. Diplomatët mbajnë transkript. Dikujt i kallxojnë ata. Nëse ajo ka mendu që i thotë dikujtë, e diplomatët nuk i kallxojnë kërkujtë, e din se qysh funksionon politika e jashtme”, ka theksuar Behrami.

Sipas tij, qeveria e Kosovës ka pasur mundësi që të ofronte një garancion, në mënyrë që ish-krerët e UÇK-së të mbrohen në liri. Mirëpo, Behrami thotë se kryeministri Kurti nuk e do të lirë ish-Presidentin Thaçi.

Behrami, që tash po kandidon për deputet është ankuar edhe për trajtimin që ua bën Specialja ish-krerëve të UÇK-së, të cilët prej më shumë se katër vitesh ndodhen në paraburgim.

“Ata 90 përqinde blejnë ushqimin. Dhe ajo është kosto tepër e madhe. Nasim Haradinaj e përmend që 30-40 mijë euro ka blerë vetëm ushqim gjatë qëndrimit dy vjet e diçka tri. Do të thotë ato janë shpenzime masive. Është ushqimi që ofrohet, mirëpo është ushqim i paketuar i parapërgatitur dhe ja jepin një shujtë në mëngjes që është shujtë për tërë ditën. Thjeshtë është ushqim të cilin nuk është dinjitoz për burgjet e Kosovës, për burgjetet e shteteve të treta e le më për burgje të Bashkimit Evropian. Mirëpo, ata e bëjnë qëllimisht për me i denigru, për me i poshtëru. Këto janë elemente që ma neve nuk duhet me na lënë dorëkryq por ne duhet me vepru. Edhe nuk ka më me dëgju kërkënd”, ka treguar Behrami në një intervistë për emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera