Presidenca i reagon Artan Behramit: Presidentja asnjëherë nuk ka deklaruar se kthimi në Kosovë i ish-krerëve të UÇK-së krijon destabilitet

Autori: Gazeta inFokus
19:54 | 23 January 2025
Zyra e Presidencës ka reaguar në lidhje me disa deklarata të dhëna nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus.
Behrami e ka akuzuar Presidenten Vjosa Osmani se u ka thënë diplomatëve se kthimi në Kosovë i ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, do ta destabilizonte Kosovën dhe rajonin.
Këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina, këto deklarime i ka konsideruar gwnjeshtra dhe shpifje.
“Pretendimi i kandidatit zgjedhor të PDK-së, Artan Behrami, është një gënjeshtër e pastër, e cila ka për qëllim manipulimin e opinionit publik dhe dëmtimin e imazhit të Presidentes Osmani. Presidentja Osmani asnjëherë, në asnjë rast dhe në asnjë takim, qoftë me vendës apo me ndërkombëtarë, nuk e ka bërë një deklaratë të tillë, ndaj çdo insinuatë që lidh emrin e saj me këtë pretendim është shpifje e pastër. Përhapja e këtyre gënjeshtrave është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm”, ka thënë Kupina.
Ai ka theksuar se Presidentja do t’i ndërmarrë hapat e paraparë ligjorë për t’i adresuar këto shpifje.
“Pikërisht individë si Behrami, përmes deklaratave shpifëse dhe të pavërteta, i kanë dëmtuar ish krerët e UÇK-së në procese gjyqësore. Partitë politike dhe kandidatët për deputetë duhet ta lënë institucionin e Presidencës larg diskursit dhe retorikës së fushatës zgjedhore. Presidentja është duke kryer funksionin e saj kushtetues por kushdo që mendon se mund ta sulmojë me shpifje e gënjeshtra për qëllime të fushatës, do ta marrë përgjigjen e duhur nëpërmjet mjeteve e rrugëve ligjore”, thuhet tutje në reagimin e këshilltarit për media të Presidentes Osmani.
Në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus, Behrami tha që për deklarimet e Presidentes kundër ish-krerëve të UÇK-së, ekzistojnë edhe transkripte.
“Ajo nuk guxon me reagu sepse e din se çfarë ka thënë. Edhe e din që njerëzit ia qesin tranksriptet edhe ku e ka thënë. Ajo ua ka thënë diplomatëve. Diplomatët mbajnë transkript. Dikujt i kallxojnë ata. Nëse ajo ka mendu që i thotë dikujtë, e diplomatët nuk i kallxojnë kërkujtë, e din se qysh funksionon politika e jashtme”, ka thënë ai.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Mot më i ftohtë po parashihet për ditën e shtunë, kryesisht me vransira. Orëv...
-
Presidenti i Gjermanisë: Administrata e ShBA ka një botëkuptim të ndryshëm nga i yni
Në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, presidenti gjerman Fran...
-
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar procesi i transformimit të ...
-
7.2 milionë euro për Shqipërinë, BE nis programin e mbështetjes për përshpejtimin e procesit të integrimit
BE në Shqipëri ka nisur zyrtarisht projektin e mbështetjes për integrimin në ...
-
Dërguti: KQZ-ja s’e ka vërejtur se faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve
Analistja politike, Aida Dërguti, ka thënë se futja në proces të skenimit të ...
-
“Si me qenë staf i Rusisë – si Putini”, Haradinaj thotë se Kurti nuk i shërben vetëm Serbisë
Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pres...
-
Osmani takohet me Rutten e Schoofin: Dy përkrahës të fuqishëm të paqes dhe sigurisë në Kosovë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm...
-
“Kur nuk të beson Washingtoni e EULEX-i, është rrezik për Kosovën’’, Haradinaj për qeverinë Kurti
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pre...
-
“Rezultati për mua është zhgënjyes – E kemi përjetu shumë rëndë”, Haradinaj për zgjedhjet e 9 shkurtit
Ramush Haradinaj nga AAK, ka thënë se rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit e...
-
Zelensky: Takimi me Putinin vetëm pasi të diskutohet një plan i përbashkët me Trump
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të pranojë të takohet person...
-
“Ardhja e Trump ishte moment “shoku”, Macron: Europa të forcojë “muskujt” përballë SHBA
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka përshkruar kthimin e Donald Trump në...
-
Zelensky takon Vancen: Ukraina kërkon “garanci sigurie” ndërsa Trumpi kërkon t’i japë fund lụftës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten gjatë një takimi me zëv...