Fokus

Prelvukaj për Kurtin: Do të përfundojë si Kostaq Kota, ishte kryeministër dhe nuk e mban në mend askush përveç familjes së tij

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 20 January 2025

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Genc Prelvukaj, ka krahasuar kryeministrin, Albin Kurti me kundërshtarët e Ismail Qemailit të cilët e kishin kundërshtuar pavarësinë e Shqipërisë.

Prelvukaj i cili me profesion është edhe historian, ka thënë se persona të tillë asnjë nuk njihen me emër dhe se historia e njeh vetëm Ismail Qemailin i cili pavarësisht se rrezikoi edhe jetën e tij, shpalli pavarësinë e Shqipërisë me 28 nëntor 1912.

“Kur Ismail Qemaili drejtohet më një lloj paniku që mbi veprën e tij ka rrezik edhe të vritet dhe kërkon njerëz për sigurinë e tij personale pasi që e ka shpall pavarësinë e Shqipërisë. Mirëpo kush i njeh sot ata njerëz. Kush i përmend sot ata emra që e kanë sulmu e kanë fy. Në fakt Isa me përcjelljen e vet edhe fillon konflikt fizik me të. Po kush i njeh ata njerëz. A po e sheh edhe unë si historian nuk kam mundësi me i njoft njerëzit që e kanë kundërshtuar Ismailin në atë kohë. Edhe historia në të ardhmen nuk ka me e njoft absolutisht asnjë me emër e mbiemër, as s’ka me ditë për ekzistencën e tyre e këtyre njerëzve që e kanë sharë shtresën e luftës”, ka thënë Prelvulkaj në “Podcast me Shkelzen Dakaj.

-Advertisement-

Derisa ka folur për qasjen e Kurtit ndaj ish krerëve të UÇK-së dhe krerëve të PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Prelvukaj ka thënë se Kurti në histori do të përfundojë si ish kryeministri i Shqipërisë, Kostaq Kota të cilin sipas tij nuk e njeh dhe se përmend askush.

“Nuk them unë çfarë mendoj unë por e mora një shembull historik. Edhe në raportet e konkurrencës politike. P.sh. sot partia që është në pushtet edhe lideri i saj përballë njerëzve si zotëri Thaçi dhe Veseli. Njerëzit duhet ta kuptojnë që këta të dy janë personalitete historike. Dhe sot kryeministri aktual në kuptimin historik mund të përfundojë si Kostaq Kota i cili ka qenë pas nja katër pesë kryeministrave, pas Ismail Qemailit të cilin përveç dy prej historianë të kohës së tij dhe të familjes së tij nuk e mban në mend asnjë njeri”, shton ai.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera