“Nën patronatin e Donika Gërvalles”, dështon organizimi i akademisë përkujtimore për Ibrahim Rugovën në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus
18:56 | 21 January 2025
Akademia përkujtimore për presidentin historik Ibrahim Rugova, dështoi të mbahej sot në Gjilan në 19 vjetorin e vdekjes së tij.
Kjo akademi ishte e paraparë të mbahej sot nga ora 11:00 në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” dhe këtë vit do të organizohej nën patronatin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Të paktën kështu thuhej në agjendën e “Flakës së Janarit” të cilën e kishte publikuar komuna e Gjilanit përkatësisht Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në krye me Kushtrim Zeqirin.
Mirëpo kjo nuk ndodhi dhe sot akademia përkujtimore për Ibrahim Rugovën dështoi të mbahej.
Kështu ka bërë të ditur për Infokus, asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Gjilanit, Gentrit Murseli i cili ka thënë e qysh me ardhjen në pushtet të LVV-së në Gjilan, jo vetëm që nuk është organizuar nga komuna, por edhe ka pasur tendeca për pengim që të tjerët të nderojnë figurën e ish presidentit Rugova.
“Çka është interesant është fakti se në Gjilan, Lëvizja Vetëvendosje prej kur e ka marrë pushtetin e deri më tash jo që nuk duan ta respektojnë dhe nderojnë figurën e presidentit Ibrahim Rugova po këta kanë për qëllim edhe ti pengojnë të tjerët për të bërë një veprim të tillë. Prej kur e kanë pushtetin në Gjilan nuk kanë dashtë me e lënë pjesë të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” akademinë përkujtimore për presidentin Rugova e në anën tjetër edhe vitin e kaluar nuk e kanë organizuar vetë por e kanë gjet një formë një mënyrë që përmes presidentes të organizohet”, ka thënë Murseli.
Derisa ai ka deklaruar se kishin bërë kërkesë qysh në muajin dhjetor të vitit të kaluar se nëse nuk ka mundësi të organizohet nga komuna atëherë të bëhet nga LDK-ja mirëpo në përgjigjen e komunës ishin zotuar se akademia për Rugovën do të organizohej nga vetë ministja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Sipas Murselit deri më tash komuna e Gjilanit dhe as ministrja Gërvalla nuk kanë dhënë as edhe një sqarim se pse ka dështuar të mbahet akademia përkujtimore për Ibrahim Rugovën.
“Edhe këtë vit ne si LDK e kemi parë të arsyeshme që ta bëjmë kërkesën paraprakisht në muajin dhjetor që ta dimë me siguri se me 21 janar me u mbajt akademia e cila tashmë është tradicionale në Gjilan edhe për këtë arsye është dashtë ta bëjmë një kërkesë paraprake. Çfarë është tepër e çuditshme është fakti që institucionet lokale në Gjilan janë zotuar që me datën 21 janar do të organizohet akadamia përkujtimore dhe gjendet edhe në kalendarin e manifestimit mbarëkombëtar ku është caktuar edhe ora e mbajtjes që ka qenë ora 11:00. Kështu që përveç që nuk është organizuar nga komuna e Gjilanit, përveç që kanë deklaruar se do të organizohet nën patronatin e ministres së Punëve të Jashtme, këta nuk e kanë organizuar as vetë por na e kanë pamundësuar edhe neve organizimin dhe nuk e kanë dhënë deri më tash as më të voglin shpjegim apo sqarim në lidhje me këtë, përfundon asmablisti i LDK-së.
Ndërsa këto dy institucione pra Komuna e Gjilanit dhe Ministria e Punëve të Jashtme deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje as në pyetjet e Infokusit se pse sot nuk është mbajtur akademia për Ibrahim Rugovën për të cilën kishin njoftuar vetë ato.
Kujtojmë se “Flaka e Janarit” është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Komunën e Gjilanit që manifestohet çdo vit nga 11 deri me 31 janar e që përfshin një sërë aktivitetesh në nderim të heronjve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, si dhe emra të tjerë që ranë heroikisht në muajin janar.
Tashmë e disa vite me radhë, kjo ngjarje organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunës e Gjilanit në të cilën ka qenë e përshirë edhe një akademi përkujtimore për ish presidentin Ibrahim Rugova e cila që nga viti 2006 është mbajtur me 21 janar.
Mirëpo në dy vitet e fundit me ardhjen në pushtet të Alban Hysenit nga Lëvizja Vetëvendosje, ky aktivitet është larguar nga “Flaka e Janarit” derisa në vitin e fundit ishte organizuar nën patronatin e Presidentes, Vjosa Osmani./Gazeta Infokus

Të tjera
-
Albin Kurti për opozitën: Hajvana, edhe po të bëhen bashkë “PyDyKy” dhe “LyDyKy” nuk bëjnë sa Lëvizja Vetëvendosje
Kryeministri Albin Kurti ua ka uruar fitoren qindra përkrahësve të Lëvizjes V...
-
“Baba, baba”, Albin Kurti pritet me brohoritje në sheshin e Prishtinës – përçmon PDK’në e LDK’në
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, Albin K...
-
Stavileci: PDK-ja forca e dytë më e madhe në vend, kemi parë se shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie
Blerand Stavileci në konferencën e PDK-së, ka thënë se kjo parti është konfir...
-
Qindra përkrahës të VV-së mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në pritje të Albin Kurtit
Qindra përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në sheshin Skënderbeu...
-
Kurti iu drejtohet simpatizantëve në ora 24:00 në sheshin “Skenderbeu”
Lëvizja Vetëvendosje ka treguar se Albin Kurti do të iu drejtohet simpatizant...
-
Përgënjeshtrohet lajmi se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj KQZ-së
Paparaci raportoi se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj Komisionit Qen...
-
Lumir Abdixhiku i dëshpëruar shpalos të dhënat preliminare: LDK ka marrë 18.14%, LVV 39,88% dhe PDK 21.58%,
Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka publikuar të dhënat ...
-
Rezultatet zgjedhore, Presidentja del me reagim: KQZ ka konfirmuar se ka dështuar softueri – çdo votë të numërohet saktë
Presidentja Vjosa Osmani ka dalë me një reagim lidhur me zgjedhjet e mbajtura...
-
Kusari: E kemi marrë mandatin në mënyrë të pakontestueshme
Mimoza Kusari nga koalicioni LVV-Guxo-Alternativa është shprehur e bindur që ...
-
Radoniqi i KQZ-së: Kemi probleme me aplikacionin, votat do të mblidhen manualisht
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se K...
-
Rikthehet faqja e KQZ-së, ky është rezultati i fundit pas numërimit të 73% të votave
Sipas rezultatit të fundit të publikuar KQZ kur janë numëruar 73.04% e votave...
-
Gërvalla pasi Kurti shpalli fitoren: Do të udhëheqim me ndershmëri në 4 vitet e ardhshme
Nga Lëvizja Vetëvendosje janë deklaruar për herë të parë lidhur me rezultatin...