Lajme

Tufa e bletëve sulmon shoferët në Itali, gjashtë persona përfundojnë në spital

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 03 September 2022

Gjashtë persona kanë përfunduar në spital pasi u sulmuan nga një tufë bletësh.

Ngjarja ka ndodhur në Itali në rrugën që lidh San Cataldo me Sp40.

Qindra bletë sulmuan shoferët duke shkaktuar edhe një aksident.

-Advertisement-

Mëngjesin e sotëm, rreth mesditës, një burrë po ngiste skuterin e tij kur papritur u sulmua nga tufa e bletëve dhe përfundoi së bashku me pasagjerin në një makinë.

Bletët sulmuan edhe shoferë të tjerë. Gjithsej 6 persona u pickuan nga bletët dhe përfunduan në spital.

Asnjë nga të shtruarit nuk kishte lëndime serioze.

Zjarrfikësit dhe karabinierët kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë mbyllur rrugën për qarkullimin e automjeteve. Zjarrfikësit hodhën ujë për të larguar bletët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera