Lajme

Tenton të kalojë në aeroport me vizë false, ndalohet kosovari

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 12 January 2023

Policia e Kosovës ka ndaluar në aeroportin e Prishtinës një burrë i cili ka tentuar të kalojë kontrollin me vizë false në pasaportë.

Sipas policisë i njëjti është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“I dyshuari mashkull kosovar gjatë kontrollit të dokumenteve ka prezantuar pasaportën që dyshohet se viza mundë të jetë e falsifikuar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera